Opoja.net
Meka Mish

Qeveria e Shqipërisë kundër taksës 100% ndaj produkteve serbe (Video)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100 për qind është vlerësuar si jo e shëndetshme për ekonominë e dy vendeve, nga ana e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për televizionin Scan, ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave shkon si kosto mbi qytetarët.

Ministri Ahmetaj i sugjeron Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend, pasi vendosja e tarifave, sipas tij, shkon si kosto mbi qytetarët. Ndërsa për bizneset në Shqipëri masa e marrë nga Qeveria e Kosovës është e drejtë, por e vonuar në kohë, njëherësh edhe si mundësi dhe si një derë e hapur në rrugën drejt tregut të Kosovës.

Ndërsa deputet e vlerësojnë si çështje të brendshme, ose si një përgjigje përkundrejt sjelljeve të shtetit serb ndaj Kosovës, duke e mos votuar për anëtarësim në Interpol.

Serbia eksporton mallra në Kosovë në vlerë prej rreth 440 milionë euro, ndërsa importon mallra në vlerë prej rreth 21 milionë në vit. /Scan /Telegrafi/

Mos i humb

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net

Shqiptarët udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net