Reagon Qerkin Krasniqi, kundër listës së veteranëve të rrëmë për Dragashin!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Reagim

Unë, Qerkin Krasniqi, kryetar i OVL së UÇK –së në komunën e Dragashit, e ndjej për obligim që ta bëjë këtë reagim ngase gjatë marrjes se detyrës si kryetar i Veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jam betuar që ti përfaqësoj ndershmërisht dhe ti mbroj e ti ruaj vlerat e mia dhe të bashkëluftëtarëve të mi, por sot me publikimin e emrave kinse të veteranëve të rremë të UÇK-së, nuk janë ofenduar vetëm bashkëluftëtarët e mi që emrat e tyre figurojnë në listat me emrat e rremë të veteraneve sot ndihem i lënduar dhe ofenduar, kur i kamë parë emrat e tyre në një lista të publikuara në disa portale.
Lusim Prokurorinë e Shtetit që të bëjë sa më parë përmirësimet e listave dhe në të njëjtën kohë edhe të kërkoj falje publike ndaj këtyre personave emrat e të cilëve me këto lista të publikuara janë njollosur padrejtësisht duke iu shkuar huq mundi dhe sakrifica e tyre duke i cilësuar si veteran të rrejshëm, unë ndihem i zhgënjyer nga puna amatore e Prokurorisë në përpilimin e këtyre listave. Me këtë publikim të këtyre listave nga ana e Prokurorisë, duhet të jap përgjegjësi dhe të kërkojë falje ndaj ushtarëve që janë njollosur padrejtësisht me këto lista.

Kryetari i OVL-UÇK-së në Dragash, Qerkin Krasniqi. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-