Rrahje në Brezne të Dragashit, një i lënduar për spital

Opoja.net Opoja.net Kronika

Në fshatin Brezne të Dragashit ka ndodhur një lëndim i rëndë trupor, ndërsa i dyshuari i këtij rasti është larguar pas incidentit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30 pas një mosmarrëveshjeje, me ç’rast viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth identitetit të dyshuarve dhe shkakut të konfliktit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-