Opoja.net

Rrahje në ndeshjen, Opoja – Vëllazëria!

Opoja Sport
Rrahje në ndeshjen, Opoja – Vëllazëria!

Klubi Futbollistik “Opoja” nuk ka kaluar shumë mirë në ndeshjen e sotme, në kuadër të Ligës së dytë të Kosovës, Grupi A, ku në javën e 22-të është përballur me KF “Vëllazëria” të Zhurit. Sherri kishte plasur pas një penalltie, kur një lojtar i Opojës e sulmon referin e më pas e sulmojnë edhe disa lojtarë të tjerë opojanë, pas të cilit veprim vjen edhe ndëshkimi.

Në  stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ishte Opoja ajo që po udhëheqte me rezultatin 1:0, për t’u barazuar më pas 1:1.

Por, kah fundi i ndeshjes, referi ka dhënë sinjal drejt pikës së bardhë, pas një kundërvajtjeje të shkaktuar nga futbollistët opojanë, gjë që zhurjanët e shfrytëzuan për të kaluar në avantazh, ku edhe plasi sherri, për shkak të të cilit opojanët ndëshkohen me tre kartuçë të kuqë dhe me humbje kundrejt zhurjanëve. /Radio Sharri – Dragash/

Loading...

Mos i humb

Kthehet Superliga e futbollit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Vdekje e dyshimtë në Zliptok të Dragashit

Opoja.net

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net