Opoja.net

Rregullat e ngrënies dhe pirjes në masën profetike

Dietat e llojllojshme, trajtimet dhe ilaçet e dobësimit nuk janë gjë tjetër përveç se vuajtje në emër të ushqyerjes së shëndetshme.

Mbipesha në ditët e sotme është problem për shumë njerëz… Thelbi i kësaj është ushqyerja e pashëndetshme dhe zakoni i të ngrënit pa masë. Njerëzit që nuk bëjnë kujdes ndaj peshës së tyre e kërkojnë zgjidhjen te këshillat e dietologëve, kurat bimore, tabletat e dobësimit ose te këshillat e miqve. Ku është në fakt zgjidhja?

Në të vërtetë zgjidhjen e gjejmë te vetja jonë, duke u bërë “doktorë të vetes”… Vetëm nëse jetojmë në një regjim që zbaton këshillat në lidhje me mjekësinë mbrojtëse, mund t’i japim hakun shëndetit të trupit. Përveç sëmundjes, e cila është sprovë nga Allahu Teala… Prandaj është parë e pëlqyer që njeriu të dijë disa gjëra nga mjekësia sa për t’u larguar nga gjërat e dëmshme për shëndetin. Ne mund të jetojmë të shëndetshëm përgjatë gjithë jetës duke u mbështetur në masat profetike në lidhje me këtë çështje. Disa prej specifikave me rëndësi jetike nga masat profetike, mund t’i radhisim kështu:

  1. Mosngrënia pa pasur uri

Edhe në shkrimet e mëparshme, jemi shprehur se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Biri i Ademit nuk ka mbushur enë më të keqe se stomakun e tij. Birit të Ademit, i mjaftojnë disa kafshata për të qëndruar në këmbë. Por, nëse do ta mbushë stomakun, të paktën ta ndajë atë në tri pjesë. Një të tretën për ushqimin, një të tretën për ujin dhe një të tretën për frymën…” (Tirmidhi, Zuhd, 47.)

Nëse bëjmë kujdes, i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, përdor një shprehje në formën: “Nëse do ta mbushë stomakun…” Edhe nëse e mbush stomakun, Ai (s.a.s.), thotë se stomaku duhet të ndahet në tri pjesë. Për fat të keq, siç nuk ia dalim mbanë për ta ndarë stomakun në tri pjesë në çdo vakt të ngrënies, kemi filluar të përballemi me sëmundje në moshë të re, ngaqë e tejmbushim stomakun dhe ushqehemi në mënyrë të çrregullt. Madje kjo gjendje, e rëndon të gjithë sistemin e tretjes duke e bërë njeriun të ketë nevojë për mjekim. Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, në lidhje me këtë çështje ka thënë:

“Mos e vrisni zemrën tuaj duke ngrënë dhe duke pirë shumë, sepse zemra është si të mbjellat. Nëse të mbjellave u hidhet shumë ujë, ato dëmtohen.”

Të hash pa pasur uri, do të thotë se në trup hyn më shumë energji, edhe pse ai nuk ka nevojë për të. Kjo energji e tepërt, depozitohet si dhjamë dhe njeriu fillon të shëndoshet. Koha e mjaftueshme ndërmjet dy vakteve të ngrënies, ia mundëson trupit që së pari të përdorë lëndën energjetike të depozituar në muskuj e në mushkëritë e zeza si vakt ndërmjetës dhe pastaj dhjamërat e depozituar. Në sajë të kësaj, arrihet kontrolli i kileve të shëndetshme.

Njeriu ndjen dy lloj urie: Atë “fiziologjike” dhe atë “psikologjike”. Gjatë urisë fiziologjike, nga nevoja e trupit për ushqim, ndihen dhimbje të lehta stomaku. Ndërsa gjatë urisë psikologjike bëhet fjalë për kushtëzimin. Urisë psikologjike ndryshe i thonë edhe “Uri e rreme”. Gjatë urisë fiziologjike, dhimbjet ndihen 12-24 orë me ndërprerje. Ndërsa uria psikologjike ndihet në një kohë më të shkurtër se12 orë. Edhe pse caktohen dhe zbatohen oraret e ushqimit, pas 5-7 ditësh trupi i përshtatet kësaj dhe kur vjen ora, njeriu e ndjen veten të uritur. Kjo gjendje i ngjan gjendjes së atij njeriu që është mësuar të bëjë mëngjes dhe ta hajë drekën në punë. Ja kjo gjendje quhet “uri e rreme”. Për të larguar këtë uri, duhet të pihet ujë në mënyrë të ngadaltë.

Kur fillon muaji i Ramazanit dhe pasi kalojnë disa ditë, ushqimi i drekës harrohet dhe njeriun nuk e merr uria. Ky është një tjetër presion kushtëzimi e urisë psikologjike. Ndërsa uria fiziologjike është ajo uri që ndjehet me dhimbjet e urisë në orën 20:00 nëse ke bërë mëngjes në orën 8:00. Prandaj përveç rasteve të sëmundjes së diabetit, për të shëndetshmit rekomandohen dy vakte në ditë për t’iu përshtatur urisë fiziologjike.

Edhe Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, hante dy vakte në ditë. Madje edhe atë shumicën e rasteve s’e gjente. Në lidhje me këtë Hz. Abbasi, radijallahu anh, ka thënë:

“Kishte raste kur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, flinte me net të tëra pa ngrënë asgjë. Madje, Profeti (a.s.), dhe pjesëtarët e tij të familjes nuk kishin asgjë në sofër për të ngrënë për darkë. Ndërsa buka që hanin ishte prej elbi.”

Nëse hamë pa na marrë uria, i japim trupit ushqim të ri pa i dhënë kohë të tretet ushqimit që kemi ngrënë më parë. Kur përzihet ushqimi që akoma nuk është tretur me ushqimin e ri, vështirësohet tretja e të dyve së bashku. Për më tepër i gjithë ushqimi merr erë, formohen pllaka në zorrë, ç’ekuilibrohet flora në zorrë, formohet kapsllëku, zhvillohen mangësitë e përthithjes, papastërtia e gjakut, strukturës dhe shumë sëmundjeve të tjera.

  1. Të mos e tejmbushësh stomakun

Kapaciteti i një stomaku normal është përcaktuar 1-1.5 litra. Nëse zbatohet hadithi fisnik në të cilin shprehet se një e treta e stomakut duhet të ndahet për ushqim, në një vakt në stomakun tonë duhet të hyjë një masë ushqimi prej 333-350 mililitra. bashkë me ujin kjo masë shkon 600-1000 mililitra. Kjo në zorrën dymbëdhjetëgishtore me diametër 4-5 cm dhe gjatësi 20-25 cm është e barabartë me afërsisht 700-1570 cm3.

Nëse personi nuk ngrihet nga tavolina pa u ngopur dhe dëshiron të hajë shumë ushqim, zorrët e kanë kapacitetin ta kompensojnë këtë. Pra pjesa e mesme e zorrës së hollë, edhe pse kapacitetin e ka 4 litra, ka një veçori të gëlltisë deri në 10 litra. Allahu me madhështinë dhe mëshirën e Tij ua ka dhënë aftësinë kompensuese sistemit të zorrëve atij që ha shumë. Megjithatë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka shprehur një masë ideale ushqyerjeje me hadithin:

“Nje besimtar ha sa për të ngopur një zorrë, ndërsa jobesimtari ha aq sa për të ngopur shtatë zorrë.” (Buhari, Et’ime, 12.) Me një përkufizim të përafërt, në një vakt në stomak duhet të futen dy grushta ushqim, një masë ujë dhe pjesa tjetër duhet të lihet për ajër.

3.  Gjatë ushqyerjes kafshatat të përtypen mirë

Ky hadith fisnik, i cili i përshtatet jetës së kësaj kohe e cila kalon më shpejtësi, këshillon që të mos nxitohemi madje edhe kur ushqehemi:

“Merrini kafshatat sipas gojës dhe gëlltitini ato pasi t’i keni përtypur mirë.”

Kur hani ushqim është shumë e rëndësishme gjatësia e kohës së vaktit. Ushqimi duhet përtypur dhe bluar  mirë në gojë, gjë e cila është dera e stomakut. Sa më e gjatë të jetë koha e përtypjes dhe sekrecionet, aq më shumë ndihet masa e ndjenjës së ngopjes. Përtypja e mirë e kafshatave mundëson ngopjen e shpejtë. Ndjenja e ngopjes nuk ka lidhje me masën e ushqimit, por me kohë e përtypjes së tij në gojë.

 

4.  Mosngrënia e ushqimeve të ndryshme në të njëjtin vakt

Sofra e një familjeje me të ardhura më të pakta mendoj se është më e pasur se sofra e sahabëve të nderuar. Është e vërtetë se në sofrën e ditëve të sotme nuk shihet vetëm një lloj ushqimi. Por të paktën sallatë, ëmbëlsirë ose supë në të njëjtën kohë. Lista zgjatet kur themi edhe pjata kryesore, aperitivi etj.

Gjëra të tilla e dëmtojnë stomakun e trupin, janë harxhim i padobishëm kohe dhe kanë të tjera anë negative të cilat ndjekin njëra-tjetrën. Kështu, duke konsumuar shumë ushqime së bashku, tretja e së cilave mund të jetë e pamundur në të njëjtën kohë, rrezikojmë shëndetin.

 

5.  1.5-2 orë pas ngrënies të pihet ujë ulur

Pirja në sasi të shumtë e ujit gjatë ushqimit dhe pas tij hollon pështymën, lëngun e stomakut dhe enzimat e zorrëve, po ashtu, duke ulur rendimentin tretës, e lodh më shumë stomakun. Nëse gjatë ngrënies ose pas saj pihet shumë ujë, stomaku fryhet. Kjo gjendje bëhet shkak për hollimin e lëngut të stomakut si dhe pakëson lëvizjet e tij. Të dy shkaqet çojnë në çrregullimin e tretjes në stomak. Kjo gjendje bëhet shkak për pllakat e zorrëve dhe daljen e shumë problemeve të njëpasnjëshme si dhe shkaktimin e shumë sëmundjeve.

Nëse ushqimi është shumë i fortë, gjatë ngrënies mund të pihet nga pak ujë në gllënjka të vogla. Njeriun zakonisht e merr etja kur stomaku boshatiset dhe ai merr ujin që i duhet trupit. Pra, kur kemi nevojë për ujë, trupi na njofton. Koha më e përshtatshme për të pirë ujë është 2 orë para ushqimit ose 2 orë pas ushqimit.

Këshillën e Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, që uji të pihet ulur dhe me tre gllënjka, nga ana e shëndetit mund ta përkufizojmë kështu: Kur një njeri e pi një lëng në këmbë, ai lëng shkon drejt e në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Nëse e pi ulur, së pari shkon në stomak, pastaj në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Kur lëngjet shkojnë së pari në stomak, mikrobet që gjenden në lëngje, me ndikimin e acideve të stomakut, vdesin. Kështu mund të mbrohemi nga shumë sëmundje.

6.  Të mos hahen ushqime shumë të nxehta ose shumë të ftohta

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, na këshillon:

“Mos e hani ushqimin shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë!”

Mjekët bëjnë të qartë se ngrënia e ushqimit të vakët është e rëndësishme në çështjen e shëndetit të stomakut. Për më tepër, ushqimet e nxehta ose të ftohta ndikojnë negativisht te dhëmbët dhe shkaktojnë çrregullime të tjera.

Nga kërkimet e bëra është vërtetuar se burimi i kancerit të stomakut dhe ulcerës lidhet me ushqimet e nxehta. Veçanërisht në Japoni, ngaqë ushqimet konsumohen të nxehta, raporti i kancerit të stomakut është shumë i lartë.

7.  Të mos hahen ushqime të shpejta të cilat shpejtojnë plakjen

Zakoni i ngrënies herë pas here ushqime të shpejta është shumë i dëmshëm për shëndetin. Pra, të hash vazhdimisht diçka, duke filluar me sistemin tretës, ua shton barrën të gjitha sistemeve, si atij të jashtëqitjes, sistemit imunitar, sistemit nervor dhe sistemeve të tjera. Po ashtu, nuk lejon që procesi të kryhet ashtu siç duhet. Kjo gjendje mundëson rritjen e toksinave në trup. Në këtë mënyrë, trupi sëmuret dhe procesi i plakjes shpejtohet.

Virtytet e agjërimit dhe urisë

Llukmani, alejhisselam, e këshillon kështu të birin e tij: “Nëse mbushet stomaku, meditimi zhytet në gjumë dhe gjymtyrët nuk mund të bëjnë adhurim.” Dijetarët kanë thënë se agjërimi dhe uria kanë dhjetë cilësi të bukura. Ata i radhisin këto dhjetë cilësi si më poshtë:

  1. Në agjërim zemra argëtohet, shpirti përulet përpara Allahut Teala dhe syri është i mprehtë. Ndërsa ngopja shkakton dembelizëm dhe e verbon largpamjen.

 

  1. Gjatë urisë zemra bëhet më e ndjeshme. Si përfundim i kënaqësisë së zemrës, njeriu fillon të kuptojë shijen e lutjes dhe shikon ndikimin e adhurimeve.

 

  1. Në agjërim njeriu bëhet modest.

 

  1. Kur është në agjërim njeriu nuk i harron ata që kanë rënë në fatkeqësi, të dëmtuarit dhe të mjerët. Ndërsa të ngopurit i harrojnë të uriturit dhe nuk e kuptojnë gjendjen e të dobëtit e të varfrit.

 

  1. Uria e largon gjumin, i cili e  poshtëron njeriun. Ndërsa ai që ha shumë, fle shumë dhe ai që fle shumë bëhet i pakujdesshëm.

 

  1. Uria i thyen të gjitha dëshirat e mëkatit dhe e mposht nefsin i cili vazhdimisht të shtyn drejt së keqes.

 

  1. Gjatë urisë lehtësohet vazhdimësia e adhurimeve. Ndërsa ngopja e vështirëson adhurimin dhe vazhdimësinë e tij.

 

  1. Gjatë urisë trupi dhe gjymtyrët janë të shëndetshme; largohen sëmundjet, sepse shkaku i sëmundjeve është e ngrëna e tepërt, pirja e tepërt, gjumi i tepërt dhe gjaku i tepërt.

 

  1. Ai që e bën zakon të ngrënët e pakët, mjaftohet me pak pasuri dhe kalon një jetë të thjeshtë e pa shqetësime.

 

  1. Kur je i uritur e jep me zemër të qetë sadakanë.

 

Si përfundim, Muhammed bin el-Haris, rahmetullahi alejh, thotë:

 

“Pesë grupeve, u bëra pesë pyetje. Të gjithë më dhanë të njëjtën përgjigje. I pyeta doktorët: ‘Cili është mjekimi më shërues?’ Më thanë: ‘Uria dhe të ngrënët e pakët.’ I pyeta dijetarët e fesë: ‘Cila gjë të ndihmon më shumë në adhudhimin ndaj Allahut?’ Më thanë: ‘Uria dhe të ngrënët e pakët.’ I pyeta asketët: ‘Çfarë e forcon më shumë asketizmin?’ M’u përgjigjën: ‘Uria dhe të ngrënët e pakët’ I Pyeta dijetarët: ‘Cila gjë e ndihmon më shumë mësimin e dijes?’ Më thanë: ‘Uria dhe të ngrënët e pakët.’ I pyeta sulltanët: ‘Cila është zgjidhja e të qenit gjithmonë i kujdesshëm dhe ushqimi më i shijshëm?’ U përgjigjën: ‘Uria dhe të ngrënët e pakët.’”

 

Jahja bin Muadh, radijallahu anh, ka thënë: “Nëse uria do të ishte diçka që shitej në treg, kërkuesi i ahiretit nuk do të kishte nevojë të blinte asgjë tjetër përveç saj.”

Mos i humb

Myftiu i BIRK-së Mr. Naim Tërnava mbajti takim me imamët e KBI-së të Dragashit

Opoja.net

Askush nuk e di dhimbjen tënde sikurse Allahu

Opoja.net

A jeni gati, ja kur fillon Ramazani

Opoja.net

Tregim shumë i bukur me veprimin e këtij djaloshi

Opoja.net

Të jetosh sikur gjendesh ballë për ballë me Allahun

Opoja.net

Ndërkohë që kamera hyjnore është në xhirim…

Opoja.net

Operacionet plastike nga këndvështrimi islam

Opoja.net

Domethënia e Israsë dhe Miraxhit në kohën tonë

Opoja.net

E humba edhe një ditë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net