Një shtyllë elektrike në rrugën kryesore të fshatit Kosavë të Komunës së Dragashit është thyerë dhe është në gjëndje jo stabile, shkruan Opoja.net.
Banorët e fshatit Kosavë të Opojës kërkojnë ndërhyrjen e KEDS për zëvendësimin e shtyllave elektrike për shkak të dëmtimeve të tyre, e që paraqesin rrezik të vazhdueshëm për të gjithë banorët, në veçanti për fëmijët dhe nxënësit e fshatit.
“Shtylla elektrike në fshatin Kosavë të Dragashit që në qdo moment paraqet rrezik, është thyer edhe konzolla e varuar në tela shiq shihet në fotogarfi, duhet urgjentishtë të intervenohet” tha Qamil Kolloni i cili ka dërguar fotografinë në Portalin “Opoja.net”
Banorët e Kosavës e shohin si shqetësues, faktin se tërë rrjeti i energjisë elektrike është i shtrirë përreth rrugës kryesore të fshatit, që paraqet rrezik potencial për kalimtarët në rast të ndonjë rrëzimi të shtyllës elektrike.