Opoja.net
Meka Mish

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi” për vitet 2015-2018 (2015=100)

Sipas metodologjisë së Eurostatit, ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100.

Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2018 dhe për vitin bazë 2015, (2015 =100).
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë”.

Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe për prodhimet blegtorale.

“Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro, kurse njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”.

“Në vitin 2018, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6.8 %, krahasuar me vitin 2017. Kurse, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.6% në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017. Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.3% për këtë periudhë”.

“Në vitin 2018, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 7.9%, krahasuar me vitin 2015. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2.4% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i përgjithshëm vjetor i prodhimeve bujqësore ka rritje për 4.7% në vitin 2018, krahasuar me vitin 2015”, ka njoftuar ASK-ja. /Telegrafi/

Gjiganti

Mos i humb

Xhirohet në Kosovë, shqiponja duke e ushqyer të vogëlin e saj me hardhucë

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Sektori i bujqësisë me potencial për rritje të eksporteve në Kosovë

Opoja.net

Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë së Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë

Opoja.net

Së shpejti tatim për arat që nuk punohen në Kosovë

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net