Opoja.net
Meka Mish

Rrugë e fshatra të bllokuara në Shqipëri

Reshjet e borës kanë vijuar gjatë natës dhe mëngjesit, duke zbritur deri në zonat e ulëta. 5-10 cm borë ka rënë në Lezhë, por superstrada Lezhë-Fushë-Krujë, që dje ishte me probleme, sot kalohet lirisht nga automjetet.

E rënduar është situata në Bulqizë, ku reshjet e dendura të borës kanë bërë që rruga Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel të kalohen me shumë vështirësi me zinxhirë. Të bllokuara janë rrugët Bulqizë-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D si dhe Ura e Çerenecit-Stëblevë.

Të izoluar janë dhe njësitë administrative Trebisht, Ostren, Martanesh dhe shumë fshatra të njësive Fushë-Bulqizë, Zerqan dhe Shupenzë. Trashësia e borës në qytet është 30 cm, ndërsa në njësitë adminstrative variron nga 50 deri në 80 cm.

Ka vijuar dhe sot bllokimi i punës në minierat e Zonës D dhe të Martaneshit. Ka edhe ndërprerje të mësimit.

I bllokuar është ndërkohë aksi Librazhd-Stëblevë. Rruga Elbasan-Gjinar kalohet vetëm me zinxhirë. Mësimi nuk zhvillohet në Labinot-Mal dhe fshatrat e tij dhe në Gracen. /

Mos i humb

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net

Shqiptarët udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net