RTK e transmeton të regjistruar, debati i Dragashit bëhet bajat

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme

Qytetarët e komunës së Dragashit janë taksapagues në arkën e shtetit ashtu edhe si qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit, etj.

Por për Radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK) si njëri ndër përfituesit e këtyre fondeve, kjo mund të mos ketë shumë rëndësi.

Debati i regjistruar ditë më parë me kandidatët Selim Kryeziu dhe Shaban Shabani sonte u ‘servua’ për qytetarët e komunës së Dragashit në një kohë aspak të përshtatshme (ora 17:00), sa për sy e faqe.

Përderisa tashmë shumica e koalicioneve janë nënshkruar, siç janë ai PDK-VAKAT dhe koalicionet LDK-NISMA e LDK-Partia për Gorën, kandidatët flisnin në RTK për koalicionet e së ardhmes me subjekte që tashmë kishin marrëveshje të firmosura në letër.

Kjo situatë e bënte debatin tepër të parëndësishëm dhe bajat, e megjithatë ju mundë ta ndiqni debatin përsëri nëse doni t’i dëgjoni prioritetet e kandidatëve dhe programet e tyre. /Opoja Sot

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-