Opoja.net
Meka Mish e re

Sa kushton një armë në Kosovë?

Sa kushton një armë në Kosovë?

Meraklitë e armëve nuk e kanë fare të vështirë të pajisen me to në Kosovë.

Madje edhe çmimet e tyre nuk është se janë shumë të larta.

Ata që duan të kenë një armë mund ta blejnë atë me një çmim prej 250 euro.

Për meraklitë e armëve më të sofistikuara çmimi mund të shkoj edhe deri në 4 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

Në Kosovë janë të licencuara disa poligone të cilat shesin armë në mënyrë legale.

Mehmet Gërbeshi nga poligoni “Reolad Arms” ka bërë me dije se çmimi i armëve varet nga modeli dhe brendi i tyre.

“Çmimet e armëve të shkurta, të prodhimit turk varion nga shtatëqind euro deri në një mijë euro. Ndërsa armët nga Amerika kanë çmim nga një mijë e pesëdhjetë euro deri në katër mijë euro”, ka thënë Gërbeshi.

Por armët e gjata janë ato të cilat kushtojnë më lirë.

“Armët e gjata mund të blihen me dyqind e pesëdhjetë euro deri në 3 mijë euro, varet prej brendi” , shtoi ai.

Importin e armëve ky tregon se kryesisht e bëjnë nga Turqia dhe Amerika.

Sipas Gërbeshit, festat janë ato të cilat i shtyjnë kosovarët të pajisen me armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme që nga 17 dhjetor 2018 u ka mundësuar qytetarëve të cilët posedojnë armë pa leje t’i legalizojnë ato.

Megjithatë, interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me leje për armëmbajtje është minimal. Deri më tani numri i kërkesave për legalizim të armës, mezi ka shkuar në numër dyshifror.

KG 3

Mos i humb

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Opoja.net

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

Opoja.net

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net