Opoja.net
Meka Mish

Sa kushton një fjalëkalim Facebook-u në tregun e zi?

Llogari të hakuara të personave të ndryshëm në Facebook, përfshi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin po shiten në tregun e zi online për vetëm 3.9 dollarë.

Lajmi bëhet i ditur nga tabolidi britanik “Daily Mail”, i cili citon një raport shokues të kompanisë me qendër në Kinë, “Money Guru”.

Çmimet raportohet se ndryshojnë edhe në bazë të rrjeteve sociale. Përshembull, fjalëkalimet e Reddit nisin nga 2.9 dollarë, të Instagramit nga 6.30 dollarë, të Pinterest nga 8.48 dollarë, të Twitterit nga 3.26 dollarë, të Hotmailit nga 3 dollarë dhe të Gmail nga 3.26 dollarë.

Sipas raportit të publikuar nga media britanike, mënyra më e mirë për të mbrojtur llogaritë dhe fjalëkalimet është përdorimi i verifikimit të shumëfishtë.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Facebook zbuloi se llogaritë e 50 milionë përdoruesve, përfshirë pronarët dhe drejtuesit e lartë si Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, janë kompromentuar nga një e metë në sistemin e sigurisë.

Sipas “Money Guru”, llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook shpesh vidhen për t’ua shitur kompanive të cilat kërkojnë t’i targetojnë ato në reklama.

Studiuesit analizuan llogaritë që shiten në tregun e zi online, më i famshmi i të cilëve është “Dream Market”, por edhe në “Wall St Market” dhe “Berlusconi Market”.

Mos i humb

Aplikacioni i popullarizuar, që është shkarkuar më së shumti

Opoja.net

Facebook do t’i paguajë njerëzit për informacionet se si e përdorin telefonin

Opoja.net

Instagram prezanton aftësinë e shtimit të teksteve të këngëve në Instagram Stories

Opoja.net

Hakerat mund të marrin fjalëkalimin tuaj duke dëgjuar se si i shtypni shkronjat

Opoja.net

Windows 10 përforcon pozitën prijëse mes sistemeve operative desktop

Opoja.net

AMD prezantoi procesorët 12-core, me çmim shumë ekonomik (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net