Opoja.net
Meka Mish

Sa nxënës ka Kosova?

Dita e Mësuesit këtë vit gjen në bankat e shkollës plot 356 mijë e 270 nxënës të Republikës së Kosovës që mësojnë në 1 mijë 116 institucione edukative-arsimore publike, jo-universitare.

Nëpër shkollat e Kosovës sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka më shumë nxënës meshkuj sesa femra.

Janë mbi 180 mijë nxënës meshkuj që vijojnë mësimin në nivelet e mësimit parauniversitar, ndërsa rreth 170 mijë janë femra, shkruan gazeta inFokus.

Në nivelin e arsimit fillor/të mesëm të ulët ndjekin mësimin 123 mijë e 580 nxënës meshkuj, ndërsa janë 116 mijë e 357 nxënëse, që përbëjnë shumicën e nxënësve nga të gjitha nivelet e tjera të arsimit parauniversitar.

Niveli i parashkollorëve numëron mbi 8 mijë nxënës, prej të cilëve 4 mijë e 404 janë meshkuj dhe 3 mijë e 931 janë femra, kurse parafillorët janë 23 mijë e 749, prej të cilëve 12 mijë e 364 janë meshkuj dhe 11 mijë e 385 janë femra.

Arsimi i mesëm i lartë numëron 84 mijë e 249 nxënës, 42 mijë e 956 meshkuj dhe 41 mijë e 293 femra. /Gazeta inFokus/

Gjiganti

Mos i humb

Thaçi: Të bashkohemi për dënimin e gjenocidit të Serbisë

Opoja.net

Gashi në Berlin: Kosova e përkushtuar në bashkëpunim rajonal në fushën e rinisë

Opoja.net

Kosovari i verbër, lexues entuziast i Kur’anit

Opoja.net

Përfaqësuesit e Preshevës: Bashkimi me Kosovën, e vetmja zgjidhje

Opoja.net

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Immediate Response-19”

Opoja.net

Rreth gjashtë muaj nga vendosja e taksës – eksporti i produkteve serbe në Kosovë ka rënë prej 98.2 për qind

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net