Opoja.net

Sa para merr një refugjat në Zvicër?

Rajoni
Sa para merr një refugjat në Zvicër?

Pagesat për mbështetje financiare dallojnë nga kantoni në kanton

Në Zvicër jetojnë shumë refugjatë, derisa në bazë të Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM) është zbuluar sesa përfitojnë ata në ditë dhe në muaj, përcjell albinfo.ch.

Pagesat për mbështetje financiare dallojnë nga kantoni në kanton. Sipas një mesatare, azilkërkuesit marrin nëntë franga për ushqim, pije dhe artikuj higjienë dhe një frang ekstra, siç ndodh në kantonin e Aargaut.

10.65 franga në ditë marrin për veshje, pije dhe ushqim, përcjell tutje albinfo.ch.

Gjithashtu refugjatët në qendrat e azilit marrin edhe rreth 7.50 franga në ditë për ndihmë urgjente.

Megjithatë, përveç 10 franga në ditë, ata marrin edhe 20 franga tjerë në ditë për shpenzime tjera.

Gjithashtu edhe përfitimet ndryshojnë nga statusi i azilit, nëse është “azilkërkues i aprovuar” ose “të përkohshëm”.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM), ndihma sociale për refugjatët arrin në total rreth 1200 franga për person në muaj.

Pra, 1200 franga ndihmë sociale për person në muaj do të shpenzohen për banim, ushqim, pije, veshje, kujdes shëndetësor, etj.

Loading...

Mos i humb

Burime diplomatike në Bruksel: Serbia pezullon fushatën kundër Kosovës

Opoja.net

Komunat do të ndalin shumë projekte si pasojë e krizës nga virusi

Opoja.net

BE-ja pret që Hoti të emërojë kryenegociatorin e Kosovës për dialog

Opoja.net

Ish-sekretari Mattis: Trump po tenton të na ndajë neve

Opoja.net

Qeveri e re me presione të vjetra

Opoja.net

Fëmijët e kaluan më lehtë COVID-19 sesa të rriturit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net