Opoja.net
Meka Mish

Sadiku: Duam Europianin, kam uri për gola kuqezi

Sadiku: Duam Europianin, kam uri për gola kuqezi

Armando Sadiku është në garë me kohën për të afruar sa më shpejt rikthimin e tij në fushën e lojës dhe për të harruar dëmtimin e gjatë që për pesë muaj e ka mbajtur larg skuadrës dhe golit.

Në fillim të muajit shkurt mendohet që Sadiku të jetë i gatshëm për skuadrën me dëshirën e madhe për qenë në formën e duhur.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, bomberi shqiptar komenton edhe mundësinë e lëvizjes së tij në merkaton e janarit apo bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit të Levantes, situatën në Kombëtare, shanset për në Europian si dhe Ligën e Kombeve ku kuqezinjtë nuk realizuan objektivat.

Sadiku jep një vlerësim edhe për Kategorinë Superiore apo edhe të Parën, ku luan edhe i vëllai. Në fund, ka edhe një premtim: “Do rikthehem me Kombëtaren që në ndeshjen e parë kundër Turqisë më 22 mars”, deklaron Armando Sadiku për gazetën.

Sa i gatshëm do të jetë golashënuesi Sadiku për të ndihmuar Kombëtaren të ketë vend në Europian?

Besoj shumë se do të rikthehem te skuadra kombëtare që në ndeshjen e parë në grup, atë përballë Turqisë më 2 mars që do zhvillohet në Elbasan. Kam shumë uri për lojën dhe golat me fanellën kuqezi.

Mos i humb

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net