Opoja.net
Meka Mish

Salah zgjidhet lojtari më i mirë afrikan, zbulohet edhe formacioni më i mirë i vitit

Salah zgjidhet lojtari më i mirë afrikan, zbulohet edhe formacioni më i mirë i vitit

Federata Afrikane e Futbollit (CAF) ka zgjedhur më të mirët për vitin që sapo e lamë pas.

Mohamed Salah i Liverpoolit është kurorëzuar si ‘Lojtari Afrikan i vitit 2018’ pas një 12 muajsh të kaluar në formë sensacionale.

Ai me The Reds shkoi në finalen e Ligës së Kampioneve në maj, duke bërë që ta fitojë çmimin që e kishte fituar edhe 12 muaj më parë.

Ngjarja u mbajt në Dakar te Senegalit.

Salah kishte thyer rekorde në fushatë në sezonin 2017/18, duke shënuar 32 gola në Ligë Premier dhe 44 në të gjitha garat. Ai shënoi dy herë edhe në Kupën e Botës.

Salah mundi dy kandidatët tjerë, Sadio Manen dhe Pierre-Emerick Aubameyangun.

Votimin e vendosin drejtorët teknikë dhe trajnerët kryesorë të 56 shoqatave anëtare të CAF.

Embedded video

The Redmen TV

@TheRedmenTV

Mo Salah African POTY for the second year running 🔥🔥🔥

265 people are talking about this

Salah u përfshi edhe në ekipin më të mirë të ‘Afrikës XI’ për 2018 së bashku me Sadio Manen dhe Naby Keitan.

Aubameyang u përfshi gjithashtu në formacion ku ishin shtatë lojtarë të Ligës Premier.

Riyad Mahrez i Manchester City, Eric Bailly i Manchester United dhe Serge Aurier i Tottenhamit u përfshinë gjithashtu.

Medhi Benatia nga Juventusi, Kalidou Koulibaly i Napolit, Thomas Partey i Atletico Madridit dhe portieri Denis Onyango i Sundowns Mamelodi përfunduan skuadrën më të mirë të vitit.

Lojtari më i mirë i ri u shpall Achraf Hakimi. /Telegrafi/

Mos i humb

Nga Shaqiri deri te Sanchez: Tetë lojtarët që tregojnë gjithmonë formë të lartë me kombëtaret

Opoja.net

Muriqi udhëton drejt Stambollit, arrin marrëveshje me Galatasarayn

Opoja.net

Majlinda Kelmendi stoliset me medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane pas triumfit ndaj ruses në Minsk 2019

Opoja.net

Porto në bisedime të avancuara me Buffonin

Opoja.net

Zyrtare: Milani me 10 gusht luan në Kosovë përballë Feronikelit

Opoja.net

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net