Opoja.net

SBASHK-u kërcënon me grevë të përgjithshme në fund të këtij muaji

Kosova

SBASHK-u ka paralajmëruar mbajtjen e një greve të përgjithshme në fund të nëntorit, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre për rritjen e koeficientit të pagave, si dhe në rast se nuk miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Po është e vërtetë që kemi paralajmëruar grevë të përgjithshme në fund të nëntorit, dhe kjo është një alarm ndaj institucioneve të shtetit sepse e konsiderojmë se është stërzgjatur debati për projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta , pas leximit të parë në Komisionin për Arsim”, ka thënë Jasharaj, duke theksuar se ka marrë pretim se të hënën e ardhshme Komisioni për Arsim do ta dërgoj për lexim të dytë në Kuvend projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 9o-ta.

Ai ka shtuar se SBASHK-u nuk mund të pres pa kufi dhe se sipas tij nëse nuk ka sinjale se projektligji për paga do të ndryshoj dhe se në qoftë se Komisioni Parlamentarë vazhdon ta mbajë në sirtarët projektligjin për vitet 90-ta, atëherë ai thotë se do të thërras Këshillin Drejtuese të SBASHK-ut, të cilët sipas tij, do të vendosin në emër të mësimdhënësve për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.

” Nëse nuk kemi sinjale dhe dëshmi të sakat se projektligji për paga do të ndryshoj, dhe në qoftë se Komisioni Parlamentarë pa arsye vazhdon ta stërzgjatë projektligjin për vitet 90-ta atëherë në fund të nëntorit do ta thërrasim Këshillin Drejtues, dhe në bazë të informacioneve që kemi nga tereni, punëtorët e arsimit janë këmbëngulës që kjo të mos zgjatet”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/

Mos i humb

Agjencia e Ushqimit asgjëson 21 tonë mish në depon e Bashkësisë Islame

Opoja.net

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Opoja.net

Qeveria e re duhet ta përshpejtojë agjendën e integrimeve

Opoja.net

Ministri Ismaili publikon videon me rrëfimin e gruas nga Prizreni, që u trajtua nga zemra në QKUK

Opoja.net

Kosova dhe Serbia po shpërfillin thirrjen e QUINT-it

Opoja.net

Mbi 24 mijë familje në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net