Opoja.net

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka uruar Kosovën për 11-vjetorin e pavarësisë.

Në urimin e tij, sekretari Pompeo tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën që të ketë një të ardhme më prosperuese dhe të sigurt.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë”, thuhet në urimin e sekretarit Pompeo, përcjell Telegrafi.

Urimi i plotë i sekretarit Mike Pompeo

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan, unë e uroj Kosovën ndërsa e festoni përvjetorin tuaj të njëmbëdhjetë si një popull sovran dhe i pavarur.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën të hapë dyert për një të ardhme më prosperuese, të qëndrueshme dhe të sigurt në dekadën tuaj të dytë të pavarësisë.

Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve me Serbinë, me njohje reciproke në thelb të saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës. Arritja e këtij vizioni gjithashtu kërkon hapa të vazhdueshëm për të forcuar institucionet tuaja demokratike.

Ne duam që të vazhdojmë të ndërtojmë partneritetin tonë dypalësh, të mbështetura në vlera dhe prioritete të përbashkëta, duke e ndihmuar Kosovën që të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit perëndimor.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë lidhjen e fuqishme ndërmjet popujve tanë dhe do të mbështesë ata që punojnë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Kosovës. /Telegrafi/

Mos i humb

70 vjet NATO

Opoja.net

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Opoja.net

Zviceranët po blejnë gjithnjë e më pak në Gjermani

Opoja.net

BB prezanton raportin ekonomik për Kosovë dhe vendet e Ballkanit

Opoja.net

Sa para merr një refugjat në Zvicër?

Opoja.net

Shqiponja e Xhakës zgjidhet fotografia më e mirë e vitit në Zvicër

Opoja.net

Gjermania jep lajmin e keq për shqiptarët që zihen duke punuar në të zezën

Opoja.net

Pse Zvicra ka sistemin më të mirë shëndetësor në botë?

Opoja.net

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net