Opoja.net
Meka Mish

Selami: fjalëkalimi i unitetit të umetit

Profeti ynë (a.s.), ka thënë: “Pa besuar nuk mund të hyni në Xhenet dhe pa e dashur njëri-tjetrin nuk mund të besoni. A t’ju tregoj diçka që, nëse e bëni, do të bëhet shkak i dashurisë ndaj njëri-tjetrit? Përhapeni selamin midis jush!” (Muslim, Iman, 93.)

“Selam”, është një prej emrave të Allahut të Madhëruar. Kjo fjalë përfshin kuptimet: Të jesh larg punëve të turpshme dhe fatkeqësive, të jesh në paqe dhe shpëtim. Një besimtar që i jep selam dikujt, konsiderohet se është lutur për të duke përmendur emrin e bukur të Allahut. Pra, ai thotë: “Të uroj një jetë në paqe, në shpëtim, në qetësi dhe në siguri, larg prej punëve të turpshme dhe fatkeqësive!”.

Ne myslimanët duhet të jetojmë çdo moment me vetëdijen se jemi nën kontrollin e Allahut. Për rrjedhojë, edhe “selami”, është si kujdesi dhe disiplina e një ushtari që bën roje. Selami është fjalëkalimi që përdorim ne kur i afrohemi një vëllai.

Selami është lutja e parë dhe e fundit që bëjmë, edhe kur takohemi me vëllezërit tanë myslimanë, edhe kur ndahemi prej tyre, duke qenë vazhdimisht të vetëdijshëm në çdo frymëmarrje se në këtë botë kemi ardhur për t’u sprovuar.

Selami, është një fjalë magjike të cilën e përdorim për të njohur vëllezërit tanë myslimanë në vende ku nuk e njohim gjuhën dhe për të reflektuar besim dhe siguri tek ta.

Selami, është përshëndetje e lehtë dhe e thjeshtë, që e bën të fitojë shpërblime edhe atë që e jep, edhe atë që e merr. Në të kaluarën ka pasur njerëz të tillë të devotshëm, të cilët kanë dalë nga shtëpia pa pasur asnjë punë, vetëm e vetëm për të fituar shpërblime duke u dhënë selam disa personave.

Selami është një fjalë e mrekullueshme që bashkon të ndarët dhe pajton të zemëruarit.

Ashtu siç na lajmëron edhe Profeti ynë (a.s.), nëse selami përhapet, do të shtohet edhe dashuria midis vëllezërve myslimanë dhe besimi ynë do të arrijë përsosmërinë. Nëse besimi ynë përsoset dhe na shtohet urtësia, do të përfundojnë edhe ndarjet e panevojshme mes umetit të Muhamedit (a.s.) dhe do të arrihet lehtësisht bashkimi i tyre.

Selami duhet të jepet sipas mënyrës së duhur, duke thënë “Es-selamu alejkum / Paqja e Allahut qoftë mbi ju!” me ëmbëlsi dhe mundësisht me buzëqeshje. Po ashtu edhe myslimani që e merr selamin, mundësisht duhet t’a kthejë edhe më bukur, duke thënë, “Ue alejkum selam, ue rahmetullahi, ue berekatutu / Paqja e Allahut, mëshira dhe begatia e Tij qofshin edhe mbi ju!”

Shumë fjalë të huaja të kulturave të ndryshme, të cilat i dëgjojmë, i shohim apo i lexojmë në televizion, gazeta, revista dhe internet, nuk mund ta zëvendësojnë kurrë “selamin”. Madje, as fjalët “mirëdita apo mirupafshim”, nuk mund ta zëvendësojnë kurrë dëshirën dhe lutjen e shprehur me anë të “selamit”. Gjithashtu, edhe lëvizjet e duarve, krahëve, syve, vetullave etj., të cilat ndonjëherë konsiderohen si veprime respekti, nuk mund ta zëvendësojnë emrin e Allahut dhe në të njëjtën kohë kuptimin e lutjes që ka selami.

Përshëndetja me selam, bëhet sipas një edukate të caktuar. Kështu që i vogli duhet t’i japë i pari selam të madhit, ai që është hipur, atij që është në këmbë, ai që ecën, atij që është ulur, pakica shumicës etj. Profeti ynë (a.s.), na ka përgëzuar se, nëse bëjmë kështu:“Do të shtohet begatia jonë dhe e familjes sonë.”

Me pak fjalë, selami do të garantojë vëllazërinë tonë, vëllazëria besimin tonë dhe besimi Xhenetin tonë

Gjiganti

Mos i humb

Dilemat rreth korrektësisë së agjërimit

Opoja.net

Nga brigjet e Oqeanit Paqësor, deri në ekstremin perëndimor të Afrikës – këto janë xhamitë më të mëdha në botë (Foto)

Opoja.net

Programi i agjëruesit për Ramazan

Opoja.net

Çka nëse ky është ramazani juaj i fundit? Sa jeni të përgatitur për ramazan?

Opoja.net

A duhet të agjërojë muajin e Ramazanit një nënë gjidhënëse

Opoja.net

Çfarë është më e mira që duhet njeriu të mësojë?!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net