Opoja.net

Senati zviceran miraton marrëveshjen për pensionet e kosovarëve

Një raport i bërë nga Këshilli Federal (qeveria) ka treguar se në Kosovë kemi një përmirësim të shtetit juridik dhe forcim të luftës kundër korrupsionit. Këtë argument e ka përdorur shumica e senatit, në përpjekje për të siguruar votimin pro.

Dhoma e Kantoneve e Zvicrës (Senati) e ka miratuar sot marrëveshjen e arritur në mes të qeverive të dy vendeve, Zvicrës dhe Kosovës për dërgimin në Kosovë të pensioneve të kosovarëve që kanë punuar më parë në Zvicër, njoftojnë mediat zvicerane.

Fjala është për vazhdimin e një praktike të ndërprerë nga Zvicra më 1 prill të vitit 2010, për bërjen e pagesës së pensioneve të moshës dhe të invaliditetit, të atyre pensionistëve që ishin kthyer për të jetuar në Kosovë.

Dhoma e Kantoneve e ka miratuar me shumicë votash një marrëveshje të re për këtë çështje, që e ka dorëzuar për miratim Qeveria e Zvicrës. Për të qenë marrëveshja e plotfuqishme, sipas procedurës, pritet që atë ta miratojë edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit zviceran.

Gjatë këtyre viteve në vazhdimësi, si shkas për ndërprerjen e dërgimit të pensioneve në Kosovë është përmendur mundësia e abuzimit me to, pastaj mungesa e regjistrit civil në Kosovë etj.

Por, një raport i bërë nga Këshilli Federal (qeveria) ka treguar se në Kosovë kemi një përmirësim të shtetit juridik dhe forcim të luftës kundër korrupsionit. Këtë argument e ka përdorur shumica e senatit, në përpjekje për të siguruar votimin pro. Me një zhvillim të tillë, sipas tij, rifillimi i pagesave të pensioneve është i legjitimuar.

Megjithatë, Dhoma e Kantoneve ka vendosur që marrëveshja t`i nënshtrohet një referendumi me bazë fakultative, ndryshe nga përcaktimi që kishte Këshilli Federal.

Kostoja e pagesës së këtyre pensioneve është llogaritur të jetë rreth 16 milionë franga në vit.

Miratimi i sotëm është bërë në mënyrë pothuaj unanime: 38 vota kanë qenë në favor dhe vetëm një, kundër marrëveshjes. Është për tu vënë re se edhe pothuaj të gjithë deputetët e SVP-së kanë votuar pro, kur dihet se ka qenë kjo parti që pati kërkuar ndërprerjen e marrëveshjes në vitin 2010, duke u mbështetur në spekulime sipas të cilave ka pasur abuzime me pensionet në fjalë, albinfo.ch

“Unë jam i mendimit se punëtoret dhe punëtorët i kanë merituar këto pensione (ose ndihma sociale). Kur t`u mundësohet që këto para t`i marrin në vendin e tyre, ata me një pension zviceran do të mund të kenë një jetë të mirë”, ka thënë deputeti nga SVP, Roland Eberle për swissinfo.ch. Pë më tepër, Zvicra përfiton financiarisht: “Nëse kjo nuk do t`u mundësohej, ata do të qëndronin në Zvicër, ku pensionet e tyre janë shzumë të ulëta për të mbuluar shpenzimet e jetës, kështu që do të kishin nevojë për ndihma suplementare (EL), nga shteti”.

Mos i humb

70 vjet NATO

Opoja.net

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Opoja.net

Zviceranët po blejnë gjithnjë e më pak në Gjermani

Opoja.net

BB prezanton raportin ekonomik për Kosovë dhe vendet e Ballkanit

Opoja.net

Sa para merr një refugjat në Zvicër?

Opoja.net

Shqiponja e Xhakës zgjidhet fotografia më e mirë e vitit në Zvicër

Opoja.net

Gjermania jep lajmin e keq për shqiptarët që zihen duke punuar në të zezën

Opoja.net

Pse Zvicra ka sistemin më të mirë shëndetësor në botë?

Opoja.net

Sot shënohet Dita Botërore e Ujit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net