Shaban Shabani dhe Komuna e Dragashit, shpreh ngushllime për familjën Mustafa

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Gjatë ditës së sotme aksidentalisht ka humbur jetën një i ri 24-vjeçar deri sa ka qenë duke u trajnuar me një kalë nga plagët e renda ka ndërruar jetë në fshatin Buzez.

Opoja.net mëson se personi që humbi jetën sot është Muhamer Mustafa nga fshati Bresanë.

Postimi i plotë:

E nderuara familja Mustafa, më lejoni që në emrin tim dhe Komunës së Dragashit të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë në mënyrë tragjike.
Lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj e përjetuam rëndë, edhe në këto momente të rënda për ju dhe për të gjithë ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen e thellë dhe pikëllimin.
I përjetshëm qoftë kujtimi për emrin dhe veprën e tij! Sinqerisht, Shaban Shabani, Kryetari Komunës së Dragashit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-