Shaban Shabani priti sportistët e shkollës së Llopushnikut (Video)

Opoja.net Opoja.net Kultura Opoja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, sot priti në takim ekipin pjesëmarrës në Olimpiadën e Melkut të Austrisë nga SHFMU “Shaban Shabani” e Llopushnikut. Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit, Vloran Cenaj, u diskutua për të arriturat e nxënësve nga kjo shkollë, si dhe për gjetjen e mundësive që ata të stimulohen edhe më shumë, në mënyrë që në të ardhmen ta përfaqësojnë komunën tonë edhe më mirë në garat ndërkombëtare. Kreu i Komunës dhe drejtori i Arsimit i uruan nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësin e njohur të edukatës fizike, Shukri Shalën, si dhe drejtorin, Bahtiar Bojaxhin, duke iu premtuar se do ta kenë mbështetjen e Komunës edhe në të ardhmen, brenda mundësive që ka kjo komunë e varfër. Ndërkohë, nga nxënësit dhe drejtuesit e shkollës morën premtime se do të angazhohen edhe më shumë që komuna jonë të ketë përfaqësim më të dinjitetshëm në këtë fushë.

Vlen të theksohet se shkolla e Llopushnikut mori pjesë në garat ndërkombëtare për nxënës, në Melk të Austrisë, të cilat i organizoi ambasada e Kosovës në Austri. Në gara morën pjesë edhe Shqipëria, Hungaria, Lugina e Preshevës, Austria dhe Gjermania. Garat u zhvilluan në volejboll, ku Llopushniku zuri vendin e tretë, në futboll – vendi i parë, atletikë (Kërcim së gjati) vendi i dytë, vrapim (80 metra) vendi i dytë dhe në atletikë të lehtë, Llopushniku zuri vendin e parë.

Nxënësit që morën pjesë ishin, Begon Kryeziu, Halil Shabani, Leonora Bojaxjiu dhe Heronisa Gashi, të udhëhequr nga mësimdhënësi, Shukri Shala, si dhe drejtori i shkollës, Bahtiar Bojaxhiu. Garat u zhvilluan për tre ditë, 25, 26 dhe 27 maj. /Radio Sharri/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-