Opoja.net

Shija e jetës

Shpesh herë na kanë paralajmëruar që të qëndrojmë  larg tre gjërave të bardha: miellit, sheqerit dhe kripës. Nganjëherë janë quajtur edhe si tre helmet e bardha por asgjë nuk arriti që të na ndante me to.

Sigurisht që në qoftë se i përdorim në masë të duhur, mund të shpëtojmë nga dëmet e tyre; por fatkeqësisht produktit themelor të ushqimeve tona, grurit, i janë hequr vitaminat dhe mineralet dhe është kthyer në miell të bardhë. Sheqeri i panxharit që prodhohet nga rafinimi i panxharit është bërë ëmbëltuesi  jonë kryesor dhe që e përdoret kudo.

Industria nuk ka lënë pa ‘pastruar’ edhe kripën duke e thjeshtuar përbërjen e saj deri në dy elemente; pas këtij eksperimenti doli në dritë një helm i bardhë që ngjan me sheqerin e bardhë.

Kjo kripë industriale është shkaktare për rritjen e lëngut në damarë, rritjen e tensionit të gjakut, shtimin e sëmundjeve të zemrës ose veshkave dhe për rritjen e rrezikut të gjymtimit.

Pavarësisht të gjitha këtyre, le të mendojmë pak; nga kush e marrim të drejtën për ta shpallur kripën si armike tonën? Njerëzit që gatuajnë e dinë shumë mirë që gjella nuk ka shije pa kripë. Mos të harrojmë që edhe në gjakun tonë, dhe në djersën tonë ka kripë. Dy elementet kryesore që formojnë trupin e njeriut janë uji dhe kripa. Lëngu që ndodhet në fetus është i përbërë nga përzierja e ujit dhe kripës inorganike. Ka rreth 100 vjet që është provuar se nga djegia e një kufome njerëzore përfitohen mbetje të krijuara nga kripa.

Nga të gjitha këto kuptojmë se është në të mirën tonë që ta njohim sa më mirë kripën me dëmet dhe cilësitë e saj të veçanta.

KRIPA

Në qoftë se bëjmë kërkime në histori do të shikojmë se kripa ka rreth 14.000 fusha përdorimi dhe që kohë më përpara janë bërë lufta mes fiseve për të fituar zotërimin e kripës sepse populli që kishte kripë bëhej i pasur. Romakët e lashtë i paguanin punëtorët me anë të kripës. Kripa ka qenë aq e rëndësishme saqë eksploruesit  evropian  dhe afrikan jepnin një filxhan me ar për të marrë në këmbim një filxhan me kripë. Kripa ka qenë e rëndësishme aq sa ari; në disa vende ajo quhej: ari i bardhë.

Në kripën natyrale gjenden rreth 84 elemente; edhe kripa që ndodhet në trupin e njeriut është e përbërë nga 84 elemente. Kripa është një nga elementet  më të pazëvendësueshme  të jetës sepse ne nuk jetojmë dot pa të… Gjaku nuk mund të qëndroj dot në damarët  dhe qelizat tona pa kripë. Ajo ndikon për mirë edhe tek sistemi  nervor dhe tek muskujt e trupit. Pa kripë ne nuk mund të lëvizim dhe as të mendojmë.

Duhet të kemi parasysh që kripa për të cilën po flasim nuk është kripa e rafinuar që ne vendosim në tavolinat tona. Ajo është kripa natyrale ose siç mund ta quajmë ndryshe: kripa e parafinuar.

LLOJET E KRIPES

Kripa ndahet në dy lloje, në kripën natyrale dhe në kripën e bukës (kripa e rafinuar).

1. Kripa natyrore

84 % e kripës natyrore është klorur natriumi kurse 16 % është: litium, fosfor, selen, magnez, kalcium, dhe minerale si vanadiumi. Në natyrë ndodhen gjithsej 94 elemente dhe përveç gazeve fisnike, të gjitha elementet e tjera mund t’i gjejmë tek kripa natyrore. Ajo është burimi më i mirë ku mund t’i gjemë këto elemente. Këto minerale mund të merren edhe nga uji i valuar ose nga ujërat e burimeve. Kripa natyrore është tre llojesh:

a) Kripa e detit: Kjo lloj kripe zakonisht përfitohet nga pellgjet e formuara pranë detit me anë të tharjes së ujit. Në ujin e detit gjendet shumë klorid natriumi dhe kripë e përbërë nga 84 elemente që mund të ndahen.  Kripa e detit dhe kripa e shkëmbinjve   ngjasojnë shumë me njëra- tjetrën; sidomos kripa në formën e kristaleve. Kripa e detit është shumë e pasur me minerale. Nga ana tjetër, kripa e detit përmban metale të rënda si pasojë e ndotjes së mjedisit. Për shkak të këtij problemi, pjesa më e madhe e kripës së detit rafinohet.

b) Kripa  e shkëmbinjve: Kjo kripë është formuar nga tharja e deteve   të vjetër. Kripa që gjendet në formë të ngurtë në thellësi të deteve quhet: kripë shkëmbore. Kjo kripë përmban të 84 mineralet që gjenden në natyrë dhe përveçse ka shije të mirë ajo është e shëndetshme për njeriun.

Kripa e shkëmbinjve nuk përmban asnjë element të huaj dhe ka një përbërje tërësisht  organike. Shumë studiues në të gjithë botën e këshillojnë shumë përdorimin e kësaj kripe. Ajo përmban shumë prej elementeve që përbëjnë bazat e trupit të njeriut si : hekurin, magnezin, kalciumin dhe kaliumin. Kripa e shkëmbinjve është një mike e vërtetë e shëndetit të njeriut. Duke marrë parasysh moshën e saj të vjetër mund të themi se kjo kripë është e pastër dhe e paprekur nga ndotjet e mjedisit.

c) Kripa e kristaltë: Kripa e shkëmbinjve që ka qëndruar nën një trysni të madhe kthehet në kristal. Veçoria më e madhe që e ndan kripën e kristaltë prej kripës së shkëmbinjve është struktura e dendur dhe e zvogëluar si pasojë e trysnisë  së madhe. Kripa e kristaltë e Himalajave është një prej kripërave  më të mirë në botë.

Mos i humb

Myftiu i BIRK-së Mr. Naim Tërnava mbajti takim me imamët e KBI-së të Dragashit

Opoja.net

Askush nuk e di dhimbjen tënde sikurse Allahu

Opoja.net

A jeni gati, ja kur fillon Ramazani

Opoja.net

Tregim shumë i bukur me veprimin e këtij djaloshi

Opoja.net

Të jetosh sikur gjendesh ballë për ballë me Allahun

Opoja.net

Ndërkohë që kamera hyjnore është në xhirim…

Opoja.net

Operacionet plastike nga këndvështrimi islam

Opoja.net

Domethënia e Israsë dhe Miraxhit në kohën tonë

Opoja.net

E humba edhe një ditë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net