Opoja.net

Shkoi Jonuzi, erdh… Shabani: Çfarë ndodhi me ‘Dragashin Evropian’ të PDK-së?

Në fund të këtij viti bëhen dymbëdhjetë vite që Partia Demokratike e Kosovës qeveris me Komunën e Dragashit. Ishte fundi i vitit 2007 kur kjo parti, me Salim Jonuzin kandidat për kryetar, arriti t’ia marrë pushtetin Lidhjes Demokratike të Kosovës. Që nga ajo kohë, Salim Jonuzi nuk e lëshoi fronin e të parit të Komunës edhe për dy palë zgjedhje të tjera lokale.

Tashmë po bëhej një dekadë që Dragashi i vogël po qeverisej nga një grup i njëjtë njerëzish, të cilët, përkundër premtimeve elektorale për ta bërë Dragashin evropian, u bënë protagonistë të shumë shkeljeve dhe keqpërdorimeve buxhetore, dallavereve me konkurse publike, si dhe dëshmuan paaftësi të skajshme për të menaxhuar politikisht dhe ekonomikisht me Komunën e Dragashit.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Demokratike e Kosovës vendosi të garojë me një kandidat tjetër për kryetar të Komunës së Dragashit: ai ishte Shaban Shabani, i cili më herët kishte kryesuar edhe Kuvendin Komunal. Shabani arriti t’ia shpërblejë këtë të mirë partisë së tij, duke e ruajtur pushtetin e PDK-së në Dragash edhe për katër vite të tjera. Ndonëse rivalët politikë, sidomos ata të LDK-së, kishn hedhur një mori akuzash për keqpërdorime dhe vjedhje të votave nga partia e Shabanit, deri edhe transport kriminal të votave nga Serbia dhe Maqedonia.

Pavarësisht premtimeve për ndryshim, Partia Demokratike në Dragash duket se ende nuk ka dhënë ndonjë shenjë të qartë për lëvizje pozitive të gjërave. Tash kur ka kaluar më shumë se një vit që kur Shaban Shabani u vu në krye të Komunës, qytetarët vazhdojnë të ndjehen të zhgënyer me punën e deritashme të këtij pushteti. Nepotizmi në institucionet publike vazhdon të jetë i pranishëm. Komuna e Dragashit vazhdon të përballet me probleme formale dhe ligjore, në lidhje me keqpërdorim të tenderëve. Infrastruktura dhe investimet kapitale po zvarriten, duke vështirësuar edhe më tepër jetën e qytetarëve.

Sot, kur vala e largimit të të rinjve nga vendi po rritet dita-ditës, shpresat për ndryshime pozitive në Komunën e Dragashit po shuhen. Pyetja për ata që po qeverisin gjithë këto vite me komunën tonë është: çfarë ndodhi me ‘Dragashin Evropian’?!

Mos i humb

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

Opoja.net

Udhëheqësi i sektorit të bujqësisë së Dragashit po qëndron për vizitë studimore në Lubjanë të Sllovenisë

Opoja.net

Me rastin e Ditës së Librit, Qendra e VV në Sharr dhurojnë libra në Biblotekën e Qytetit

Opoja.net

Nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë mbollën lule për nder te ditës së Tokës

Opoja.net

Ciceronët e ardhshëm të gjuhës angleze prezantuan vendet turistike të Prizrenit

Opoja.net

Fitim Tefiku nga Opoja pjesë e sportit më të ri të Kosovës ” Badminton “

Opoja.net

Janë mbajtur ligjërata nga të rinjet e kuvendit të Dragashit për nder të Javës Ekologjike

Opoja.net

Lëvizja VV në Sharr me aksion simbolik për Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Opoja.net

Çudia e fundit në Restelicë, delja hypi mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net