Opoja.net
Meka Mish

Shpallet i pafajshëm Nexhat Selaj

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj ish-kryetarit të Dragashit, Salim Jenuzi, i cili akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kurse është liruar nga akuza për uzurpim të pronës së paluajtshme i akuzuari tjetër në këtë rast, Nexhat Selaj.

Aktgjykimi ndaj tyre, është shpallur të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi.
Sipas saj, nuk është vërtetuar se i akuzuari Selaj ka kryer veprën penale më të cilën ngarkohej.

Kurse, aktgjykimi refuzues ndaj ish-kryetarit të Dragashit, është marr pasi paraprakisht Prokuroria Themelore në Prizren, kishte hequr dorë nga ndjekja penale, për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Lidhur me këtë, gjyqtarja Ajser Skenderi, ka deklaruar se të gjitha shpenzimet e procedurës për këtë rast, bien në barrën e Gjykatës Themelore në Prizren.
Ndryshe, në seancën e mbajtur më 5 tetor të këtij viti, prokurori i rastit, Genc Nixha, kishte deklaruar se deri në arritjen e parashkrimit të kësaj vepre penale ndaj ish-kryetarit të Dragashit, ka ardhur, pasi që është marrë për bazë ligji i cili është më i favorshëm për të akuzuarin, që në këtë rast është Kodi i Përkohshëm Penal.

Lidhur me këtë rast që zhvillohej në rigjykim, prokurori Genc Nixha, kishte deklaruar se tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Salim Jenuzi, ndërsa për të akuzuarin Nexhat Selaj kishte thënë se qëndron pranë ndjekjes penale.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prizren ka pretenduar se Salim Jenuzi, duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Ndërsa, Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm.

Gjykata Themelore e Prizrenit, më 21 nëntor 2017, ka shpallur fajtor të akuzuarit Jenuzi dhe Selaj por një aktgjykim të tillë e ka prishur Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte dënuar ish-kryetarin Jenuzi me një vjet burgim, i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda dy viteve ai nuk kryen vepër të re penale. Ndërsa, Nexhat Selaj, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht që brenda dy viteve të mos kryeje vepër tjetër penale.

Mirëpo, me 25 janar 2018, Gjykata e Apelit ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim sa i përket të pandehurve Salim Jenuzi dhe Nexhat Selaj, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, të cilët ishin liruar nga akuzat, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin në fjalë.

Në aktgjykimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të arsyetojë vendimet për dënimin e të akuzuarve Jenuzi dhe Selaj, duke mos treguar saktësisht veprimet e secilit me qëllim të kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohen.

Apeli ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prizrenit, gjatë ri shqyrtimit të kësaj çështje penale të arsyetojë ndërlidhjen e provave që përmban aktakuza dhe të tregojë nëse kryetari ka pasur apo jo të drejtë të nënshkruajë lejen në vend të drejtorit komunal që ka munguar.

Po ashtu Apeli ka kërkuar precizimin e kohës së kryerjes së veprës penale pasi që kanë konstatuar se ish-kryetari Jenuzi ka nënshkruar një dokument dhe nuk mund të qëndrojë koha e kryerjes së veprës penale nga 31 gushti 2011 e deri më 2016./betimiperdrejtesi/

Mos i humb

Dragash: Kërc ënon bashkëshorten nëpërmjet mesazheve telefonik

Opoja.net

Aks ident trafiku në Dragash, një grua bëhet për spital

Opoja.net

Aksident trafiku pa lëndime në aksin rrugor Prizren – Opojë

Kushtrim Guraj

Ndodhi ajo që pritej – Aksident tek Laku i Rapçës!

Opoja.net

Qenët e bariut mb*ysin ujkun në Dragash

Opoja.net

Vajza nga Prizreni doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më, policia jep detaje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net