Opoja.net

Shpërndahen 80 lopë qumështore nga Holanda për fermerë Prizrenas

Të martën janë shpërndarë lopë qumështore për 80 fermerë të cilët kanë participuar në projektin e drejtorisë komunale të bujqësisë në Prizren ““Furnizimi me lopë qumështore”. Pjesë e këtij aktiviteti të shpërndarjes së lopëve qumështore nga drejtoria e Bujqësisë, ishin edhe drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit, kryetari Mytaher Haskuka dhe nënkryetari , Eshref memaj.

Kryetari Haskuka, tha se shpërndarjen e këtyre lopëeve e ka përcjell një proces transparent, dhe për këtë flet edhe numri i madh i fermerëve të interesuar, theksoi ai, duke shtuar se ne jemi interesuar për të siguruar lopë cilësore, të cilat mundësojnë shumë shpejt që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato.

Drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani, tha se përfitues të këtij projekti janë 80 fermerë, nga 123 sa kishin aplikuar sipas përzgjedhjes që ka bërë komisioni profesionist, theksoi ai. Lopët e sjellura nga Holanda i përkasin dy racave dhe se ato janë të kontrolluara, theksoi drejtori Elshani.

Fermerët, Avni Arifi nga Pirana, dhe Ndrec Mirdita nga Caparci, falënderuan organet komunale për mundësinë e përfitimit nga ky projekt, duke thënë se këto lopë janë tejet qumështore. Ky projekt është realizuar fal edhe participimit prej fermerëve të interesuar në shumë prej 540 eurove , ndërsa komuna ka ndarë rreth 80 mijë uro nga buxheti i vet për t’u dal në ndihmë të gjithë atyre që janë të përkushtuar për të zhvilluar sektorin e bujqësisë. Vlera e një lope kap shumën e rreth 1600 eurove.

Herën e fundit kur janë shpërndarë lopë të këtilla nga qeveria e kaluar, ka qenë fundi i muajit dhjetor të vitit 2016. Kjo mund të jetë njëra ndër arsyet, pse këtë vit ka pasur interesim më të shtuar të fermerëve prizrenas për të përfituar nga ky projekt./tvprizreni.com/

Mos i humb

Kosova bëhet me sigurime bujqësore

Opoja.net

Kosova merr përkrahje nga Sllovenia për zhvillimin e sektorit të bujqësisë

Opoja.net

Kosova anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës IUCN

Opoja.net

Ambasada amerikane u kërkon kosovarëve ta ruajnë rrëqebullin

Opoja.net

Thellohet kriza e grurit në Kosovë

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Ngritja e temperaturave favorizon fillimin e spërkatjeve në pemishte

Opoja.net

Temperaturat e kësaj jave, favorizojnë krasitjen e pemëve

Opoja.net

Pamje fantastike e natyrës dhe një dreri në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net