Opoja.net
Meka Mish

Shqipëria me pagën minimale më të ulëtën në Europë

Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë sipas Eurostat, me vetëm 180 euro për muaj duke mbetur edhe pas Serbisë, e cila pagën minimale e ka 285.4 euro për muaj.

Ndërsa nga vendet e BE-së, Luksemburgu është ai që ka pagën minimale më të lartë, me vetëm 1998.5 euro për muaj.

Në fakt, që nga 1 janari nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 22 prej tyre kanë Pagë minimale Kombëtare. Ato shkojnë nga 500 deri në më tepër se një mijë euro. Por ajo që vëren Eurostat është se paga minimale ka të bëjë dhe me vendndodhjen, ku shtetet e BE-së me pagën minimale 400-500 euro renditet në Lindje të saj, si Lituania, Rumania, Slovakia, Estonia, Lituania etj.

Ndërsa shtetet në verilindje të Europës e kanë pagën minimale mbi 1400 euro, ku hyjnë Britania, Franca, Belgjika, Holanda, Irlanda dhe Luksemburgu.

Në jug të Europës, në Spanjë e Portugali, kjo pagë minimale ndodhet mes 600 dhe 900 euro për muaj. Për krahasim, paga minimale në SHBA në janar të 2018 ishte 1048 euro për muaj. /Telegrafi/

Mos i humb

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net

Rama zbardh mëngjesin me një urim për Kosovën

Opoja.net

Gripi shkakton viktima

Opoja.net

Shqiptarët udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net