Opoja.net

Si ka ndikuar lufta e Kosovës në Zvicër

Gazeta “Aargauer Zeitung” dhe portali “Watson”, e kanë përmbledhur në gjashtë pyetje çështjen: “Si ka ndikuar lufta e Kosovës në Zvicër”.

Mediet në hapësirën gjermanishtfolëse ashtu sikurse dhe ato botërore, këto ditë po i kushtojnë vëmendje të madhe shënimit të njëzetvjetorit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe. As mediet zvicerane këtu nuk bëjnë përjashtim. Por, ndryshe nga gjermanet, të cilat në fokus i kanë dilemat mbi pjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në këto sulme në kuadër të NATO-s, ato zvicerane merren kryesisht me aspektin e krizës humanitare në të cilën ndodheshin atëbotë shqiptarët e Kosovës, shkruan albinfo.ch. Dhe kjo krizë, për shkaqe të ndryshme, të njohura, është “përplasur” me të madhe në Zvicër: Viti 1999 është viti rekord sa i përket numrit të të huajve që kanë kërkuar azil në këtë vend ndërsa shumica dërmuese e tyre kanë qenë nga Kosova.

Gazeta “Aargauer Zeitung” dhe portali “Watson”, e kanë përmbledhur në gjashtë pyetje (ose çështje) çështjen e shtruar në pyetjen “Si ka ndikuar lufta e Kosovës në Zvicër”. Në vazhdim, artikulli i përkthyer në gjuhën shqipe nga albinfo.ch.

Sa njerëz ka detyruar konflikti i Kosovës të arratiseshin?

Gjatë luftës së Kosovës ishin detyruar të braktisnin vendin pothuaj 1.5 milion njerëz. 590.000 patën mbetur si persona të zhvendosur brenda vendit  ndërsa 860.000 të tjerë patën kërkuar strehim në botën e jashtme. Vetëm vendet fqinje, Shqipëria dhe Maqedonia kishin strehuar rreth 670.000 refugjatë.

Cilat ishin pasojat e luftës së Kosovës për Zvicrën?

Konflikti i dha Zvicrës një vit rekord në fushë të azilit. Në vitin 1999 janë bërë 47.513 kërkesa azili, që është numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. 29.495 prej tyre kishin ardhur nga Republika Federale e Jugosllavisë (ku bënin pjesë: Kosova e Sotme, Serbia dhe Mali i Zi). Qeveria e Zvicrës vlerësonte atëbotë se 90 për qind të azilkërkuesve ishin shqiptarë të Kosovës. Kështu, viti 1999 ka qenë viti i vetëm në periudhën e pasluftës (së dytë botërore) në të cilin një vend i vetëm (Kosova) “siguronte” më shumë se gjysmën e numrit të gjithëmbarshëm të azilkërkuesve në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Sa për krahasim: në vitin 2015, që njihet si vit i krizës së refugjatëve, në Zvicër ishin regjistruar 39.523 kërkesa azili. Çdo i katërti azilkërkues ishte nga Eritrea ndërsa vetëmm çdo i shtati, nga Siria.

Përse erdhën kaq shumë kosovarë pikërisht në Zvicër?

Zvicra, në vitin 1998 dhe 1999, në përpjestim me numrin e banorëve të saj, ka pranuar më shumë refugjatë kosovarë se çdo vend tjetër i botës. Që në vitet `70 në Zvicër kishin ardhur shumë gastarbajterë nga Kosova. Pastaj shumë nga këta (pothuaj ekskluzivisht meshkuj), në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta morën me vete familjet e tyre, sidomos për shkak të ashpërsimit të situatës në vendin e tyre. Ushtria Çlirimtare e Kosovës organizonte nga Zvicra rezistencën kundër sunduesve serbë në Kosovë. Edhe Hashim Thaçi, presidenti i sotëm i Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë jetuar me vite në Zvicër. Komuniteti i madh shqiptar i Kosovës në Zvicër, sipas Qeverisë Federale ka vepruar për refugjatët e luftës si “magnet migracioni”. Kosova ka falënderuar në mënyrë të shumëfishtë Zvicrën për angazhimin e saj humanitar.

Cila është sot gjendja e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër

Sot në Zvicër jetojnë rreth 200.000 shqiptarë nga Kosova. Ata, pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve, formojnë grupin e pestë të të huajve në Zvicër, për nga madhësia, transmeton albinfo.ch. Sipas shifrave më të reja, ata janë dukshëm më shumë të goditur nga papunësia në krahasim me popullatën e gjithëmbarshme zvicerane (7.0% në raport me 2.8%). Kjo ka të bëjë me kualifikimet e tyre profesionale që vazhdojnë të jenë nën mesatare dhe me paragjykimet ekzistuese ndaj shqiptarëve, të cilat e vështirësojnë ngritjen e tyre profesionale.

Cilat janë problemet me të cilat përballet sot Kosova?

Në vitin 2017, shkalla e papunësisë në Kosovë ishte 27.5%. Çdo i treti kosovar ka të ardhura më të ulëta se 1.37 euro në ditë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë të përhapur gjerësisht. Kosovarët janë të vetmit evropianë të cilëve, për të udhëtuar në Zonën e Shengenit (prandaj edhe në Zvicër) u nevojitet një vizë.

Kushtet të cilat BE ia ka vendosur Kosovës për heqje të detyrimit të vizave (Marrëveshja për Demarkacionin  e kufirit me Malin e Zi, lufta kundër korrupsionit), Kosova, në sytë e Parlamentit të BE-së, tashmë i ka plotësuar. Por vendimi përfundimtar lidhur me heqjen e detyrimit të vizave do të merret jo më herët se në vitin 2020.

Ushtarë të Misionit Paqeruajtës zviceran në Kosovë (Swisscoy)

Si po e trajton Kosova të kaluarën e saj të luftës?

Serbia nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet dhe vazhdon ta konsiderojë atë si provincë serbe. Kosova, përkundër pranisë së vazhdueshme të disa mijëra ushtarëve të NATO-s në vend, ndihet e kërcënuar nga sjellja serbe. Serbët, nga ana tjetër dënojnë ristrukturimin e vazhdueshëm të forcave kosovare të sigurisë në ushtri. Mosmarrëveshjet doganore dhe ato territoriale e rëndojnë edhe më shumë armosferën. Ndërkaq, të dy shtetet kandidate për anëtarësim në BE,  duhet t`i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë që BE-ja t`ua hapë portën për në Evropë. Tendosje të reja mund të sjellë “Dhoma Speciale për Kosovën” (Gjykata në Hagë). Kjo gjykatë speciale e lansuar në vitin 2017, heton krimet që dyshohet të jenë kryer nga forcat kosovare pas përfundimit të luftës në vitin 1999 mbi pakicën serbe në Kosovë. Dëgjimet e para të dëshmitarëve kanë filluar në filllim të këtij viti. Procedurat e pritshme ka të ngjarë të hapin sërish plagët e vjetra të luftës.

Mos i humb

UP me program për orientim të maturantëve për studime

Opoja.net

Rruga e gjatë e Kosovës drejt NATO-s

Opoja.net

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Opoja.net

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Opoja.net

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Opoja.net

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net