Opoja.net
Meka Mish

Si ta fshini Facebook pa humbur miqtë dhe fotografitë e juaja?

Sapo e hapi Facebook shoh fotografi të njerëzve që shpërndajnë çdo gjë që ata bëjnë, dhe kjo më jep një ndjenjë negativiteti sikur do më bie kanceri

Sigurisht që Facebook nuk është më platforma cool që ishte në vitin 2008.

Për këtë unë dhe shumë të tjerë ndoshta duan ta fshijnë atë.

Por, problemi është se unë nuk dua që ta fshij krejt facebook-un pasi aty kam edhe shokë e miq të shumtë dhe fotografi të publikuara për vite të tëra, që nuk dua t’i humb, shkruan Indeksonline.

Por fatmirësisht ka një rrugë për t’i ruajtur ato.

Ndiqni hapat:

Hyni në Facebook dhe shkoni tek opsioni Setting.

Klikoni në “Your Facebook Information” (Informacionet e juaja të facebook-ut”

Klikoni në “Doënload your information” (shkarkoni informacionet e juaja”
Tani juve ju paraqiten opsione të shumta se cfarë dëshironi të shkarkoni.

Unë deselektova gjithçka dhe zgjedha vetëm “Fotografitë dhe Videot” dhe “shokët”. Pse?

Sepse në të vërtetë mua nuk më interesojnë ato që unë kam postuar.

Tani është gati për shkarkim.

Pas shkarkimit të suksesshëm, unë e vendosa atë në hard diskun tim të jashtëm.

Duke hapur atë më dolën shumë fotografi. Pra të gjitha fotografitë e mia.

Tani, për të mbajtur këtë dosje të sigurt i kam bartuar ato edhe në llogarinë time të Google Photos. Rreth 1,900 imazhe.

Në këtë mënyrë do të ruhen edhe emrat e kontaktve të shokëve, nëse ju keni problem të madh me mbajtjen në mend të emrave apo kontakteve të ndryshme.

Tani e gjitha çka ju mbetet është të mbyllni facebook-un:

  • Klikoni Settings
  • Klikoni “Your Facebook Infomration” në kolonën e majftë.
  • Klikoni “Delet your Account and Information” (fshini llogarinë e juaj dhe informacionet), pastaj klikoni “Delete my Account” (fshini llogarinë e juaj).
  • Jepni passëord-in tuaj dhe klikoni “Countinue” (Vazhdoni) dhe pastaj klikoni “Delete Account” (fshini llograinë)

Tani ju mund të jetoni të lumtur si më parë./Indeksonline/

Mos i humb

Disa mënyra për parandalimin e vjedhjes së veturës nga hajnat

Opoja.net

Samsungu paditet pasi thoshte që telefonat e saj janë rezistent ndaj ujit

Opoja.net

Dropbox Transfer mundëson dërgimin deri 100 GB fajlla

Opoja.net

Dizajnuesi i iPhone largohet nga Apple, njeriu që Steve Jobs e kishte quajtur “partner shpirtëror”

Opoja.net

Google po teston një metodë për ndarjen e kërkimeve tuaj me të tjerët

Opoja.net

YouTube po konsideron bartjen e tërë materialit për fëmijë në YouTube Kids

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net