SILLU ME NJERËZIT SIPAS MORALIT TËND

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Kur i respekton të tjerët…
Kur i injoron gabimet e tyre…
Kur ata të flasin me fjalë lënduese dhe ti e përmban veten dhe nuk u flet me të njëjtën mënyrë…
Kur i dëgjon se hedhin vrer dhe helm mbi ty me fjalët e tyre dhe ti nuk reagon, kjo nuk do të thotë se ata posedojnë fuqi dhe forcë apo se ti je i dobët, mirëpo respektimi i tjetrit në rend të parë për ty do të thotë respektim i vetes.
Kur atyre u buzëqesh dhe interesohesh për gjendjen e tyre dhe e zgjat dorën për t’i përshëndetur pasi folën keq për ty dhe pasi të dëmtuan, kjo nuk do të thotë se jeta nuk mund të ecën pa ta dhe se ti nuk munde të jetosh pa ta, po kjo do të thotë një gjë se Allahu të ka dhuruar një begati të madhe që e meriton të falënderohet, e ajo begati është morali i mirë.
Sillu me njerëzit sipas moralit tënd, e jo sipas moralit të tyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-