Studenti i parë nga Bresana i Universitetit “el-Az’har” të Kajros

Opoja.net Opoja.net Personazhe

Beqir (Abidin) Salihu (30.06.1960 – 03.10.2008) Studenti i parë nga Bresana i Universitetit “el-Az’har” të Kajros. Me rastin e 10 vjetorit të ndarjes së tij nga kjo botë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjatë asaj periudhe vijoi edhe mësimet islame te hoxha Salim Rexhepi, ku mësoi mësimet fillestare dhe leximin e Kuranit Fisnik. Dallohej me drejtedukim dhe ishte pedant.
Gjatë viteve 1975-1980 mbaroi Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Më pas vazhdoi studimet në Kajro, në Fakultetin e Usulu ddin-it, dega “Da’ëvetul Islamijjeh”, ku arriti të absolvojë më 1988.

Për Ramazan ka shërbyer në:
Tërne – Suharekë
Bezhanje Naselje – Beograd
Zlipotok – Dragash
Mlik – Dragash
Pllavë – Dragash
Kobaj – Prizren
Carabreg -Deqan

Ndërsa imam i rregullt shërbeu në:
Pastasel – Rahovec (1990 – 1993).
Drenoc të Zatriqit (1994 – 2000).
Si dhe në Isniq – Deqan (2001 – 2007)

Sikurse shumë shqiptarë të tjerë, edhe mulla Beqa pati fatin e rëndë, ngase më 1988 u akuzua nga pushteti i atëhershëm serb-jugosllav për “Nxitje të nacionalizmit shqiptar ndaj pushtetit”, për çgjë u torturua rëndë dhe u burgos një muaj në burgun famëkeq të Nishit, për t’u liruar me kusht – dy vjet mbrojtje në liri.
Si pasojë e torturave dhe ndjekjeve të vazhdueshme, mulla Beqën e kaploi një sëmundje që vite me radhë nuk e linte rehat. Sëmundja filloi ta rëndojë së tepërmi. Gjatë vitit 2007, pati disa kontrolla dhe mjekime të vazhdueshme në Spitalin Universitar të Tiranës, ku iu bë edhe një intervenim në kokë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, miqëve, dashamirëve, xhematlinjëve, KBI të Deqanit, BIK-së – për ta ndihmuar edhe financiarisht, caktimi i Allahut xh.sh. ishte që mulla Beqa të ndërrojë jetë më 03.10.2008 – ditë e xhuma, i cili po në këtë ditë u varros në fshatin e tij të lindjes- Bresanë.
Allahu xh.sh. e mëshiroftë hoxhën dhe e shpërbleftë me xhenetin Firdeus.

Autor: Hoxhë Kasam Muhameti

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-