Sulmohet një person në Prizren

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një person është arrestuar, pasi nga një mosmarrëveshje të mëhershme, ishte përfshirë në rrahje së bashku me katër persona tjerë, ku si pasojë njëri prej të dyshuarve nga një mjet i mprehtë (thikë) kishte marrë lëndime trupore.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, nga i dyshuari është konfiskuar një thikë, si dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë me peshë 5.29 gramë dhe 0.214 gram kokainë.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-