Takim mes imamëve të KBI-së në Dragash, prezentë ishte ish sekretari i BIK Resul ef.Rexhepi

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash ka mbajtur sot një takim me të gjithë imamët e Komunës së Dragashit.

Në këtë takim është diskutuar rreth përgatitjes për muajin e shenjët të Ramazanit ndërsa më shumë ishte edhe një takim  këshillues për imamët.

Kryeimami i këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash Xhafer Fejziu për redaksinë e Tv Opoja thot se më tepër ishte një takim këshillues për imamët të cilët do të mbajnë ligjëratat e tyre gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në këtë takim ishte mysafirë edhe ish sekretari i Bashkisë Islame të Kosovës zotëri Resul ef.Rexhepi.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-