Opoja.net
Meka Mish

Ar-restohen të dyshuarit për vje-dhje në Bresanë!

Dy personat që dyshohet të jenë përfshirë në një vjedhje në fshatin Bresanë të Dragashit, e cila kishte ndodhur të hënën, sot janë arrestuar.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, duke e cilësuar këtë si vjedhje e rëndë. “Hetuesit policorë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë dy persona të dyshuar (SH. Q. dhe H. H.), të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Personat, tashmë të arrestuar, dyshohet të jenë përfshirë në dy raste të ndodhura më 4 shkurt 2019, në fshatin Brodosanë të Dragashit, ku të njëjtit kanë depërtuar në shtëpitë e viktimave dhe, në mënyrë të paligjshme, kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme, si: tri unaza të argjendtë, katër krahore që mendohet se janë të arit, tre brisqe të prodhimit zviceran dhe dy telefona celularë.

Vlera e përgjithshme e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e policisë, duke shtuar se me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personave të dyshuar, ku pas intervistimit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt, pasi që të dyshuarit janë persona të mitur. /Radio Sharri – Dragash/

Mos i humb

Në Dragash u zhvillua turneu i Pehlivanëve

Opoja.net

Konfiskohen disa lopë në Restelicë, u futën ilegalisht brenda Kosovës

Fari Kolloni

Kryetari Shabani: 15 Qershori ditë shprese e gëzimi, kur nga Komuna jonë u larguan forcat serbe

Fari Kolloni

Filloi mbarë Testi i Maturës Shtetërore 2019 në komunën e Dragashit

Kushtrim Guraj

Brenda dy ditësh, Komuna e Dragashit ‘i çon’ mbi 100 mijë euro në Restelicë

Fari Kolloni

Nga 13 e 14 rroga, tani kompania “Meka” edhe sigurim shëndetësor për punëtorët e saj

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net