Opoja.net

Të kapesh pas vegës së fortë të Islamit

Kajs bin Ubad, tregon:

“Isha ulur në xhaminë e Medinës. (Aty ku ndodhesha, kishte edhe disa prej sahabëve të Profetit tonë -a.s.-) Atë çast hyri një person, në fytyrën e të cilit vërehej përkushtimi. Xhemati tha: Ky është një njeri prej banorëve të Xhenetit! Ky njeri fali dy rekat namaz duke lexuar lehtë Kuran, pastaj doli dhe iku. Unë e ndoqa dhe i thashë: Kur hyre në xhami, njerëzit thanë se ti je prej banorëve të Xhenetit! Pas kësaj, personi në fjalë më tha: (Subhanallah!) Vallahi, askujt nuk i ka hije të thotë atë që nuk e di. Po të tregoj pse e thonë ata këtë: Në kohën e Rasulullahut (a.s.), pashë një ëndërr dhe ia tregova atij. Në ëndërr e pashë veten në një kopsht. (Abdullahu (r.a.), tregoi gjerësinë, gjelbërimin dhe bukurinë e kopshtit). Në mes të kopshtit ndodhej një shtyllë prej hekuri. Pjesa e poshtme ndodhej në tokë, ndërsa pjesa e sipërme, në qiell. Në majë të shtyllës gjendej një vegë. Mua m’u tha: “Ngjitu në shtyllë!” “Nuk e bëj dot”- thashë unë. Aty për aty erdhi një shërbyes dhe më ngriti lart duke më kapur prej rrobës sime. Ndërsa unë u ngjita deri në majë të shtyllës dhe u kapa pas vegës. “Mbaje fort!”- m’u tha. Pastaj, u zgjova kur vega ishte ende në dorën time. Unë ia tregova Profetit (a.s.), ëndrrën time. Ndërsa ai tha:

“Ai kopsht, është Islami. Shtylla, është shtylla e Islamit. Ndërsa vega, është “urue-i uska”, (pra, vega e fortë e besimit dhe Islamit). Ti do të jesh në Islam deri sa të vdesësh!”

Ky njeri, ishte Abdullah bin Selami (r.a.).»” (Buhari, Menakibu’l-Ensar, 19; Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 148.) Sipas një transmetimi tjetër, Rasulullahu (a.s.), ka thënë:

“Abdullahu do të vdesë duke qenë i kapur fort pas urue-i uska-s (vegës së besimit)!” (Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 149.)

Të zgjohesh i kapur fort pas vegës së sigurt të Islamit… Këtë mund ta kuptojmë edhe si, “të flesh në këtë botë të përkohshme e të zgjohesh në botën e përjetshme”. Nëse mendojmë mbi faktin se “njerëzit janë në gjumë e kur të vdesin do të zgjohen!”, të jesh i kapur fort pas vegës së Islamit kur të zgjohesh në botën e vërtetë, do të jetë një lumturi e madhe. Të jesh në rrugë të drejtë deri në frymën e fundit…  Abdullahut (r.a.), nuk i pëlqeu që e lavdëruan dhe zgjodhi anën e modestisë dhe përulësisë. Ai nuk u kaplua nga rehatia duke i besuar përgëzimit që i dha Profeti (a.s.), por përkundrazi, e shtoi edhe më tepër përpjekjen e tij me një vullnet të çeliktë. Ai u kap fort pas vegës së sigurt të Islamit dhe nuk e lëshoi kurrë lidhjen e tij. Ndërsa Harashe bin Hur (r.a.), e tregon kështu këtë ndodhi:  “Isha ulur me një grup njerëzish në xhaminë e Medinës. Në atë grup ndodhej edhe një i moshuar me pamje të hijshme. Ky ishte Abdullah bin Selami (r.a.). Ai mbajti një ligjëratë të bukur për të pranishmit. Kur u ngrit dhe iku, xhemati tha:

Kush dëshiron të shohë një prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë njeri!  Unë thashë me vete: Vallahi do ta ndjek dhe do mësoj se ku e ka shtëpinë!» I shkova nga pas. Ai shkoi pothuajse në të dalë të Medinës, pastaj hyri në shtëpi. Ndërsa unë kërkova leje për të hyrë në shtëpinë e tij. Më dhanë leje dhe u futa. Abdullahu më pyeti: Si e ke hallin, o biri vëllait tim?  Ndërsa unë i thashë: Kur u ngrite dhe ike, dëgjova njerëzit të thoshin: “Kush dëshiron të shohë një prej banorëve të Xhenetit, le të shohë këtë njeri!” Për këtë arsye dëshirova të jem bashkë me ty! Ai më tha: Allahu e di më mirë se kush është banor i Xhenetit. Po të shpjegoj arsyen se pse kanë thanë ashtu: Njëherë, kur isha duke fjetur, erdhi një burrë (në ëndërr), më kapi për dore dhe më tha: “Ngrihu!” Shkova me të. Në anën time të majtë pashë disa rrugica dhe fillova të ecja drejt tyre. Personi që ishte me mua më tha: “Mos shko andej, sepse ato janë rrugët e njerëzve të së majtës!” Më pas, pashë djathtas dhe vura re disa rrugica të qarta dhe të drejta. Personi më tha: “Ik nga ajo anë!” Pastaj më çoi afër një mali dhe më tha: “Ngjitu në këtë mal!” Unë përpiqesha të ngjitesha, por rrëzohesha mbi kurriz. E provova shumë herë, por nuk u ngjita dot në atë mal. Gjithmonë rrëzohesha mbi kurriz. Më pas më mori dhe arritëm pranë një shtylle. Kreu i shtyllës ishte në qiell, ndërsa pjesa e poshtme, në tokë. Personi më tha përsëri: “Ngjitu tek kjo shtyllë!”. “Si mund të ngjitem tek kjo shtyllë? Kjo shkon deri në qiell!”- thashë unë. Për këtë arsye, ai më kapi për dore, më ngriti sipër dhe më shtyu nga poshtë. Ndërsa unë e pashë veten të kapur pas një hallke. Më pas, ai e goditi shtyllën dhe e rrëzoi. Kurse unë mbeta i kapur pas asaj hallke. Kur u gdhiva në mëngjes, shkova menjëherë tek Profeti (a.s.) dhe i tregova ëndrrën time. Më pas, Profeti (a.s.), tha:

“Rrugicat që pe në të majtë, janë rrugët e njerëzve të së majtës. Ndërsa rrugët që pe në të djathtë, janë rrugët e njerëzve të së djathtës. Mali është vendi i dëshmorëve/shehidëve. Ti nuk do ta arrish atë. Ndërsa shtylla është shtylla e Islamit dhe hallka, është vega e Islamit. Ti do të qëndrosh i kapur pas asaj vege deri sa të vdesësh!”» (Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 150.)  Lajmi i Rasulullahut (a.s.), se Abdullah bin Selami (r.a.), nuk do të binte dëshmor, por do të vdiste si mysliman, ishte një profeci dhe mrekulli. Për rrjedhojë, Abdullah bin Selami (r.a.), ndërroi jetë në Medinë, duke jetuar si një mysliman i devotshëm.

Ebu Burde (r.a.), tregon:

“Kur shkova në Medinë, u takova me Abdullah bin Selamin (r.a.), i cili më tha:

A po vjen me ne? Do të të qeras me sevik (një ushqim me miell) dhe hurma. Pastaj do të vizitosh një vend shumë të çmuar (vendi ku Profeti (a.s.), falte namaz)! Më pas më këshilloi me këto fjalë: Ti banon në një vend (Irak), ku kamata është shumë e përhapur. Nëse ke për të marrë ndonjë gjë prej dikujt dhe ai të dhuron qoftë edhe një fije kashte apo ndonjë gjë që peshon sa elbi apo jonxha, bëj kujdes e mos e merr, sepse ajo është kamatë!» (Buhari, Menakibu’l-Ensar, 19, I‘tisam, 16.)

Këto fjalë tregojnë qartë se sa jetë të devotshme ka bërë Abdullah bin Selami (r.a.). Përveç kësaj, ne shohim mikpritjen, dashurinë e tij për vëllezërit myslimanë, bujarinë dhe më të rëndësishmen nga të gjitha, dashurinë dhe respektin për Rasulullahun (a.s.). Këtë e tregon edhe fakti se ai e ruante me kujdes të madh vendin ku Profeti (a.s.), kishte falur namaz në shtëpinë e tij dhe i sillte vëllezërit e tij myslimanë të falnin edhe ata namaz në atë vend të bekuar.

Mos i humb

Myftiu i BIRK-së Mr. Naim Tërnava mbajti takim me imamët e KBI-së të Dragashit

Opoja.net

Askush nuk e di dhimbjen tënde sikurse Allahu

Opoja.net

A jeni gati, ja kur fillon Ramazani

Opoja.net

Tregim shumë i bukur me veprimin e këtij djaloshi

Opoja.net

Të jetosh sikur gjendesh ballë për ballë me Allahun

Opoja.net

Ndërkohë që kamera hyjnore është në xhirim…

Opoja.net

Operacionet plastike nga këndvështrimi islam

Opoja.net

Domethënia e Israsë dhe Miraxhit në kohën tonë

Opoja.net

E humba edhe një ditë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net