Të konsumohet buka e Kosovës, të ndalet importi i grurit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Prodhuesit e grurit në vend kërkojnë mbështetje më të madhe nga Qeveria e Kosovës për stimulimin e tyre.

Ata kërkojnë që gjatë periudhës së korrje-shirjeve të ndalet importi i kësaj kulture bujqësore dhe miellit në mënyrë që të ketë treg për prodhimin vendor, meqë prodhimi vendor arrin t’i mbulojë 70 për qind të nevojave të tregut kosovar.

Kështu u tha në konferencën “Fushata e korrje-shirjeve për vitin 2016 dhe politikat mbështetëse për ketë sektor në vendet e rajonit” e organizuar nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës dhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Në këtë konferencë gjithashtu u bë e ditur se ndër sfidat e prodhuesve të grurit mbetet mekanizmat e vjetra të korrjeve dhe mungesa e pikave grumbulluese .

Kryetari i Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës, Pal Gjuraj, duke përmendur mbështetjen e Qeverive të rajonit për prodhuesit e grurit, kërkoi mbështetje më të madhe për subvencione në aspektin profesional dhe furnizimin me impute.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu adresoi disa rekomandime për Qeverinë që të mbështesë fermerët që merren me prodhimin e grurit.

“Qoftë përmes me një periudhë kohore 60 ditore për ta ndalur importin, përmes banderolave, të cilat kishin me pas efekt multiplikativ edhe kontroll të kualitetit, në shëndet të qytetarëve, por mbi të gjitha luftë direkt informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar”, tha Gërxhaliu.

Kreu i kësaj shoqate, duke folur për rendimentet e sivjetme të kësaj kulture bujqësore tha se në bazë të kushteve klimatike të deri tashme priten rendimente të larta dhe cilësore.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, në Kosovë çdo vit prodhohen rreth 300 mijë tonë grurë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-