Opoja.net
Meka Mish

Tensioni i ulët i gjakut ndihmon në shëndetin mental

Tensioni i ulët i gjakut ndihmon në shëndetin mental

Ulja e presionit të gjakut më shumë se zakonisht rekomandohet jo vetëm që parandalon problemet e zemrës, por edhe zvogëlon rrezikun e dobësisë mendore që shpesh çon në sëmundjen Alzheimer, tregon një studim.

Kjo është hera e parë që është dëshmuar se një hap i qartë ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje serioze.

Në këtë studim, njerëzit presioni i sipërm i të cilëve ishte 120 në vend të 140, kishin një shans 19 për qind më të ulët për të zhvilluar një dëmtim të butë atë aftësive njohëse.

Gjithashtu, ata kishin më pak indikacione për dëmtimin e trurit, dhe ka një tendencë të mundshme drejt uljes së demencës.

“Ne kemi njohuri qysh moti se presioni i lartë është i keq për zemrën, dhe tani zbulojmë se është i keq edhe për trurin”, tha James Hendrix, drejtor i iniciativave shkencore në Shoqatën Alzheimer.

Rreth 50 milionë njerëz në botë janë të prekur nga demenca dhe Alzheimer.

Parandalimi është çelësi, pasi një gjendje e tillë është e pashërueshme dhe përdorimi i barnave vetëm i zbut simptomat.

Ndryshe, hulumtimi është bërë në më shumë se 9,300 njerëz me presion të lartë.

KG 1

Mos i humb

Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera

Opoja.net

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit me këto metoda natyrale

Opoja.net

Konsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë dëme në tru, komë dhe vdekje

Opoja.net

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net