Opoja.net

Thaçi kërkon nga Franca ndihmë për anëtarësim në Interpol

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot edhe Drejtoreshën për Evropën Kontinentale të Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Francës, me theks të veçantë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris më 11 nëntor.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është mirënjohëse për përkrahjen që Franca po i jep Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë, sidomos në çështjet imediate, siç janë anëtarësimi në INTERPOL dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Drejtoresha Mangin u shpreh se Franca e mbështetë rrugën euroatlantike të Kosovës.

Presidenti Thaçi, po ashtu, konfirmoi se do të jetë në Paris, më 11 nëntor, në mesin e 84 krerëve të shteteve, në komemoracionet për veteranët dhe viktimat e Luftës së Parë Botërore, por edhe për të shënuar inaugurimin dhe edicionin e parë të Forumit të Paqes, iniciativë kjo e presidentit Macron. /Telegrafi/

Mos i humb

KDI: Kosova dhe Serbia larg normalizimit të marrëdhënieve

Opoja.net

Përfundojnë reshjet e shiut, nga sot fillon ngritja e temperaturave

Opoja.net

Mbahet forumi i ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara

Opoja.net

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të testimeve për FSK (Foto)

Opoja.net

Shumë vende me epidemi fruthi, Kosova e paprekur deri më tash

Opoja.net

20 vite nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

Opoja.net

Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Opoja.net

Qytetarët “sfidojnë” Policinë me “Viber”, i tregojnë njërit-tjetrit ku ka radar

Opoja.net

Mungesa e infermierëve në QKUK nuk plotësohet as me konkurs

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net