Opoja.net

Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Kosova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit. Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një Status Quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, u shpreh Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk

Pas plotësimit të të gjitha kritereve, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës. /Telegrafi/Opoja.net/

Loading...

Mos i humb

Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

Opoja.net

FSK-ja pjesë e ushtrimit shumëkombësh në Gjermani

Opoja.net

Rrënohet një objekt pa leje në Prizren

Opoja.net

Bllokadë totale në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e grevës së punëtorëve

Opoja.net

Moti në pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri 33 gradë Celsius

Opoja.net

Kosovari arrestohet në kufi, i gjetën mbesën në bagazh

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net