Opoja.net

Thaçi në takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me krerët e institucioneve, kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kreu i shtetit po vazhdon një takim kokë me kokë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, presidenti Thaçi po e zhvillon një takim me diplomatin amerikan, për të diskutuar rreth taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

“Pas përfundimit të takimit të presidentit Thaçi me krerët e institucioneve, po e vazhdon një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett”, tha ky burim për FaktePlus.

Zyrtarët e lartë të ShBA-së, kanë nisur kohëve të fundit intensifikimin e kërkesave për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i ekipit negociator me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Deri më tani asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për media për atë se çka është biseduar në takim. Të njëjtit i janë shmangur kontaktit me media.

Në takim krerëve të shtetit i është dorëzuar platforma për dialogun, ndërkaq që mësohet se temë diskutimi ka qenë edhe taksa. /FaktePlus

Mos i humb

Kredi deri në fyt, kosovarët me rreth 3 miliardë euro borxh në banka

Opoja.net

Kosova dhe Turqia shumë shpejt me marrëveshjen për tregti të lirë

Opoja.net

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Familja dhe Shpresa”

Opoja.net

Kosovarët në vendet e BE-së në hall, nuk iu njihen patentë-shoferët

Opoja.net

Mbillen fidanë me emrat e dëshmorëve, martirëve dhe të pagjeturve

Opoja.net

Heqja e vizave, kërkesa e vetme unike e Kosovës në Berlin

Opoja.net

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve: Kemi nevojë për kirurgë të profilizuar

Opoja.net

Të dielën mot me diell në Kosovë

Opoja.net

KDI: Kosova dhe Serbia larg normalizimit të marrëdhënieve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net