Opoja.net
Meka Mish

Trashësia e borës në Kosovë shkon mbi 30 centimetra

Trashësia e borës në Kosovë shkon mbi 30 centimetra

Të reshura të borës në Kosovë pritet të ketë deri në mbrëmjen e së enjtes ndërsa trashësia e borës pritet të arrijë deri në 30 centimetra.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka thënë për portalin Koha.net se në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit niveli i borës është më i madh.

“Në Junik ka më shumë borë. Trashësia më e madhe është në perëndim dhe veriperëndim të vendit”, ka thënë Aliu.

Sipas IHMK-së, pas të shtunës do të ketë kthjellime në qytetet kryesore të Kosovës. Shkaku i këtyre kthjellimeve do të ketë zbritje të temperaturave.

“Pas të shtunës do të ketë zbritje të temperaturave. Kthjellime do të ketë në qytetet kryesore të Kosovës. Për këtë shkak temperaturat do të zbresin deri në minus 11 gradë”, ka thënë Aliu

KG 3

Mos i humb

Haradinaj mirëpret Metën në Prishtinë: Angazhimi i përbashkët përballë sfidave, fuqizon faktorin shqiptar

Opoja.net

‘Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë me njohje reciproke’

Opoja.net

Arrestohet serbi i dyshuar për vrasjen e civilëve gjatë luftës në Lipjan

Opoja.net

“Presidenti do ta mbyllë marrëveshjen finale me Serbinë”

Opoja.net

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Opoja.net

Komandanti i NATO-s për Evropë: Dialogu Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net