Opoja.net

Tri deri në katër kumbulla në ditë mund të këndellin organizmin

Kumbulla me shije të ëmbël e të lëngshme është vetëm edhe një ndër arsyet që t’i përfshini në ushqimin e përditshëm.

Mbrojnë zemrën tuaj

Një kumbull e freskët mesatarisht përmban 113 mg kalium, mineral i cili ndihmon në kontrollin e shtypjes së lartë të gjakut dhe zvogëlon rrezikun nga sulmi në tru. Nëse nuk ju mjafton kjo sasi, pigmenti i kuq në të kaltër në disa lloje kumbullash, i cili quhet antocianin, mund të mbrojë nga kanceri, meqenëse pastron radikalet e lira në organizëm, transmeton Telegrafi.

Ndihmojnë metabolizmin

Kumbullat e thata janë sikur të krijuara që t’u ndihmojnë zorrëve që të bëjnë punën e tyre. Rezervën e kumbullave të thata mund ta përgatitni thjesht: Qitni kumbullat e thata në ujë të freskët të vluar, ftohni dhe futni në frigorifer në një enë të mbyllur.

Ulin nivelin e sheqerit në gjak

Kumbullat kanë indeks të ulët të glikemisë, që do të thotë se mund të ndihmojnë në kontrollimin e rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak dhe të ulin rrezikun nga diabeti i tipit 2.

U ndihmojnë eshtrave

100 gr kumbulla të thata në ditë (rreth 10 kumbulla) shtojnë dendësinë e eshtrave në kurriz dhe në parallërë.

Përmirësojnë kujtesën

Vetëm tri deri në katër kumbulla të thata në ditë mund të ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të dëmshme të lira të cilat ndikojnë negativisht në kujtesë.

U ndihmojnë syve

Kumbullat janë posaçërisht të dobishme për shëndetin e syve tuaj. Fitonutrienët të cilët gjenden në kumbulla mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes së syve. /Telegrafi/

Mos i humb

Perime të cilat pastrojnë organizmin

Opoja.net

Çka është leukemia, si shkaktohet dhe llojet e saj

Opoja.net

A duhet të shqetësohemi për këtë shenjë në syrin tonë? Çfarë është ajo dhe si kurohet

Opoja.net

Kur rrezikohet shikimi i fëmijëve

Opoja.net

Përse bebet e duan lojën e fshehjes?

Opoja.net

Çfarë është bronkiti kronik?

Opoja.net

Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral

Opoja.net

Nuk është mirë të konsumohen tepër pemë

Opoja.net

Ajri i ndotur ua rritë të rinjve rrezikun për sëmundje mendore

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net