Opoja.net

UEFA e ka dënuar Mavrajn, kapiteni i Shqipërisë jashtë në tri takime tejet të rëndësishme

Sport

Viti 2018 ka qenë një vit jashtëzakonisht i keq për Kombëtaren e Shqipërisë.

Rezultatet në Ligën e Kombeve ishin katastrofike, ndërsa në ndeshjen e fundit u turpëruam në Shkodër nga Skocia duke pësuar humbje me rezultat 0-4.

Në atë takim kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë kundërshtarin dhe ka marrë një dënim nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka dënuar Mavrajn me tri ndeshje mos lojë, por që këtë dënim nuk e kishte bërë publik FSHF.

Tani ka qenë trajneri Christian Panucci që e ka konfirmuar dënimin e Mavrajt, duke thënë se momentalisht nuk llogarit në të.

“Mavraj vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohet, por për të nuk duhet të mendojmë tani është i dënuar për tri ndeshje. I uroj që të jetë mirë dhe të mbaj formën, për të ardhmen të shohim”, tha Panucci.

Kësisoj kapiteni do t’i mungoj Kombëtares së Shqipërisë gjatë ndeshjeve të marsit dhe në fillim të qershorit.

Ndeshjet ndaj Turqisë, Andorrës dhe Islandës do të mungoj Mërgim Mavraj. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net

Kosovë – Çeki, fillon shitja e biletave

Opoja.net

Arsenali mposht Burnleyn për fitoren e dytë në Ligën Premier

Opoja.net

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Opoja.net

Bayerni e fillon mbrojtjen e titullit me barazim, ndalet nga Hertha

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net