Opoja.net
Meka Mish

Uefa mund ta përjashtojë Cityn nga Liga e Kampionëve

Manchester City mund të përjashtohet nga garat evropiane.

Në rast se vërtetohen akuzat se City financohet nga mënyra të parregullta, atëherë UEFA pritet ta dënojë ashpër klubin anglez.

Lajmin e ka konfirmuar Yves Leterme, kryetar i komitetit të kontrollit financiar në UEFA.

Në një deklaratë dhënë të përditshmes belge ‘Sport and Strategy’, Leterme ka thënë se City mund të përjashtohet nga UEFA.

“Nëse ajo që është shkruar është e vërtetë, mund të ketë një problem serioz, që mund të çojë edhe në një ndëshkim të rëndë, si për shembull, përjashtim nga garat e UEFA-s”.

“Nëse vërtetohet që informacioni është i saktë, atëherë kjo bie ndesh me atë që ka deklaruar vetë klubi anglez”.

Manchester City . (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Klubet depozitojnë pasqyrat financiare, dhe më pas jemi ne që kryejmë kontrolle rastësore në lidhje me saktësinë e këtyre deklaratave”, ka thënë kryetari i komitetit të kontrollit financiar në UEFA, Yves Leterme.

Kujtojmë që prej ardhjes së sheikëve në krye të Cityt, klubi anglez është bërë njëra nga skuadrat më të fuqishme jo vetëm në Angli por në botë nga ana financiare. /Telegrafi/

Mos i humb

Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Opoja.net

Arsenali ka arritur marrëveshje për brazilianin Everton

Opoja.net

Edhe pse spekulohet për largimin e tij, Mustafi ishte kapiten i Arsenalit në fitoren ndaj Colorado Rapids

Opoja.net

Akil Gjakova fiton medaljen e artë në “GP Budapest 2019” pas triumfit në finale ndaj xhudistit rus

Opoja.net

Pas Muriqit, Fenerbahce synon edhe Pajtim Kasamin

Opoja.net

Dani Alves është futbollisti i parë që fiton 40 trofe

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net