Opoja.net

Unitedi i ofron kontratë të re pesëvjeçare Martialit

Sport

Manchester Unitedi ka ardhur me ofertë të re për rinovimin e kontratës me Anthony Martial.

Sulmuesi francez ka qenë nën presion të minutave dhe ndeshjeve në këtë sezon në Old Trafford.

Qëndrimi në bankën rezervë dhe raporti jo i mirë i tij me trajnerin Jose Mourinho kanë bërë që ai të mendoj largimin nga Old Trafford.

Martial ka kontratë vetëm deri në verë dhe një opsion rinovimi edhe për një vit, por thuhet se ka refuzuar disa herë vazhdimin e saj.

Anthony Martial (Getty Images)
Situata e tij ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij, por Djajtë e Kuq nuk duan ta lëshojnë lehtë.

22-vjeçari ka hyrë në formë të mirë në ndeshjet e fundit duke shënuar pesë herë në katër ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe Unitedi tani ka ardhur me ofertë të re rinovimi.

Sipas mediumit anglez The Sun, drejtuesit e gjigantit anglez i kanë ofruar Martialin kontratë të re pesëvjeçare.

Kontrata për pesë vite peshon plot 45 milionë funte apo 51.7 milionë euro, që do të thoshte se Martial do të fitonte pas më shumë se 10 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Mos i humb

Xhaka i rikthehet stërvitjeve para sfidës me Liverpoolin: Po ndjehem mirë

Opoja.net

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin vitin e ardhshëm

Opoja.net

Kosova probleme me lëndimet, Challandes vështirë t’i zëvendësojë

Opoja.net

Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti në histori të futbollit – Mourinho lider

Opoja.net

E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Opoja.net

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki në kohë rekord

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net