Opoja.net
Meka Mish

Urimi i parë nga Kosova për Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët ishin vendimtar

Urimi i parë nga Kosova për Maqedoninë e Veriut: Shqiptarët ishin vendimtar

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar ndryshimet kushtetuese, ku pro ndryshimeve kanë votuar 81 deputetë, me këtë emri i ri i Maqedonisë, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

Urimi i parë nga Kosova për këtë të arritur historike ka ardhur nga zëvendësministri i Mbojtjes së Kosovës, Burim Ramadani.

“Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut posaçërisht për rolin vendimtar në ndryshimet kushtetuese dhe rrugën euro-atlantike të shtetit”, thotë ai.

Urimi i plotë:

Urime popullit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut!
Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut posaçërisht për rolin vendimtar në ndryshimet kushtetuese dhe rrugën euro-atlantike të shtetit.
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të jetë një hap përpara për sigurinë në rajon dhe përballjen me tendencat neo-perandorake ruse.
Kosova është shteti i radhës që do të anëtarësohet në NATO, pas pak vitesh. Kështu, rajoni ynë forcon stabilitetin dhe demokratizimin. Bashkëpunimi midis dy shteteve tona do të thellohet vazhdimisht.

Mos i humb

Institucionet publike shëndetësore me mungesë të anesteziologëve

Opoja.net

Policia e Kosovës dhe ajo hungareze synojnë thellimin e bashkëpunimit

Opoja.net

Ministri britanik: Do ta vazhdojmë përkrahjen për Kosovën

Opoja.net

Kosova së shpejti me projektin e parë nga burimet e ripërtritshme

Opoja.net

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Opoja.net

A po e merr SHBA rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net