Ushqe një zog, që ta dëgjojmë cicërimën në pranverë

Opoja.net Opoja.net Opoja Shoqata

Organizata joqeveritare “Exploring” nga Prizreni, të dielën me 4 janar 2015, organizoi një aksion për shpërndarjen e ushqimit për zogj në malet e Dragashit me moton “ Eja ushqe një zog, që ta dëgjojmë cicërimën në pranverë”. Rrugëtimin e tyre për në malet e Dragashit nuk e ndaloi as moti i ligë që po mbretëron këto ditë sepse ata kishin një qellim që zogjtë e kësaj ane të flenë bark mbushur.

Njeri nga organizatoret e këtij aksioni të pa parë në vendin tonë, Xhemajli Selimi, tregon për portalin “Ferma Ime” për ecurinë e tij. Siç tregon ai, në mëngjesin e hershëm të ditës së diel, një grup mbi 20 të rinj, morën rrugën drejt maleve të Dragashit gjegjësisht në fshatin Shajnë për të shpërnda ushqim për zogj. Ide kjo që kishte ngacmuar që moti zemrat e tyre nga kushtet atmosferike që mbretëronin në këtë kohë, me reshje bore dhe temperatura të ulëta.

Sipas Selimit, rruga nuk ishe pa pengesa, mirëpo prishja e mjetit të udhëtimit nuk i ndaloj që ta arrinim synimin qe kishim, që zogjtë e kësaj ane të flenë bark mbushur. “Edhe pse koha në mëngjes mbretëronte me diell, teksa po ngjiteshim maleve, për pak minuta filloi një furtunë e paparashikuar, duke e zënë ekipin tonë në befasi e që i lëkundi zemrat e disa prej tyre, duke propozuar se mos duhej të ktheheshim në ndonjë kafene për ta pritur qetësimin e motit”, tregon ai, duke shtuar që ata i mblodhën forcat dhe guximin nga thellësia e shpirtit për të mos u dorëzuar.

“Premtimin që i kemi dhënë vetes duhej ta realizonim, edhe pse u lagëm deri në palcë. Por, pasi i tejkaluam ato situata të vështira atmosferike, gjetëm qetësinë dhe pushimin në shtëpinë malore të Shajnës, ku na mirëpriten vendasit. Aty u ngrohem shpirtërisht dhe fizikisht”, thotë Selimi.

Ndërsa, organizatori Selimi e përfundon rrëfimin e tij me thënjën “E kur veprat flasin më shumë se fjalët, fjalët le të heshtin”./FermaIme/

Foto nga aksioni i mbajtur me 4 janar 2015.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-