Varrezat e reja të fshatit Zgatar të rregulluara me plan urbanistik

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

A është e njëjt sikur para një shtepie një numër këpucësh të lëhen tollovi dhe nga tollovia e madhe nuk mund ti gjen këpucët  tua, dhe një shtepi tjetër ku këpucët  janë të rendituara bukur njëra pranë tjetrës,  dhe me shumë lehtësi i gjen këpucët  tua.

Pra për  fat të keç kjo tollovi e madhe po ndodh te varrezat e myslimanëve, e nër to edhe te varrezat shqiptarëve musliman, ku si pasojë e kësaj tollovie të varrezave vjen deri te fjalosja e komshive, fiseve apo mahallëve ndërmjet veti, të cilët me të drejtë , ose pa të drejtë thonë  (Jo kta kan hy kah ne, ata të tjerët thonë jo ata kan ardhë ka ne,…).

Këtë problem të pa rregullsive të varrezave, fshati Zgatar e ka zgjidh  duke i rregulluar varrezat, nga arkitekti me plan urbanistik.

Përparësia e këtyre varrezave është:

  • Varret janë me dimensione 230 cm x 100 cm, janë të renditura dhe janë të kufizuara me kornizë nga betoni me gjerësi 40 cm, dhe thellësi 7 cm. Pra distanca ndërmjet varreve është 40 cm.
  • Çdo varr e ka numrin e vetë, numri është nga stiropori dhe është futur në beton në mënyrë që të mbetet gjurma e numrit të varrit.
  • Në tabelën informuese është komplet plani i varrezave, dhe lista e përsonave të varrosur ku shenon ( numri i varrit, emri dhe mbiemri, data dhe viti i lindjes, data dhe viti i vdekjes).
  • Pra nëse dëshiron ta viziton një varr, shikon në tabelë emrin dhe numrin e personit në listë, ku me shumë lehtësi e gjenë varrin e atij personi.                                                   Edhe nëse kalojnë shumë vite apo dekada, gjetja e varrit të personit është e lehtë.
  • Nga kjo renditje e varreve, shfrytëzohet  dhe kursehet  toka në maksimum.
  • Pasi të gjithë muslimanët janë vëllezër dhe motra, varrezat nuk janë të ndara në fise apo mahallë apo gjini, pra varrimi bëhet sipas numrit të rradhës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-