Opoja.net
Meka Mish

Vdekja e gazetarit, drejtoresha e CIA-s shkon në Turqi

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar duke këmbëngulur në anonimitet tha për AP se drejtoresha e CIA-s Gina Haspel ndodhet në Turqi për të hetuar rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Agjencia amerikane thotë se vizita e Haspel erdhi një ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se nuk ishte i kënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e Khashoggi tre javë më parë në konsullatën e asaj mbretërie në Stamboll.

Zyrtarët sauditë thanë se gazetari 59-vjeçar i “Washington Post” u vra brenda në konsullatë pas një përleshje.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ai dëshiron që një grup prej 18 të dyshuarish të arrestuar në Arabinë Saudite të gjykohen në gjykatat turke.

Televizioni britanik Sky New njoftoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara, se trupi i Khashoggi u gjet në kopshtin e rezidencës së Konsullit saudit në Stamboll dhe se ishte “i copëtuar” dhe se fytyra e tij ishte e shpërfytyruar”.

Gjiganti

Mos i humb

Të mirat dhe të këqijat për të punuar në Zvicër

Opoja.net

3.1 milionë të papunë gjetën punë në BE

Opoja.net

Luhatjet e çmimeve të naftës po ndikojnë në rritjen ekonomike botërore

Opoja.net

Sot mbahet Samiti për Ballkanin në Berlin

Opoja.net

70 vjet NATO

Opoja.net

Nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës, pranohet në Universitetin e Gjenevës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net