Vëndim i KK Dragash, ndalohet therja e kafshëve në Bresanë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Një njoftim nga Kuvendi Kumunal në Dragash ka ardhur për festën e Fitër Bajramit, ky njoftim ju drejtua banorëve të fshatit Bresanës. Ku ju ndalohet rreptësisht therja e kafshëve, në ambientin e hapur në tregun e Bresanës (Marash) gjatë festës së Fitër Bajramit.

Shërbimi i inspeksionit në Dragash ka njoftuar se gjatë ditëve të tregut në Bresanë do të jenë prezent inspektoriati komunal së bashku me Policinë e Kosovës.

Të gjitha ata të cilët nuk e rrespektojnë ligjin, ndaj tyre do të merrën masa ndëshkimore të parapara sipas ligjit në fuqi.

Ndësa për banorët e fshatit Bresanë ky është një vëndim i cuditshëm, ata pajtohen me faktin që të bëhet ndonjë zgjidhje tjetër për t’i therur kafshët. Po, por këtu nuk është e qartë, se a bën së paku mishi të shitet, gjatë festave në këtë vend nga blegtorët dhe fermerët, pasi që ata mezi presin që të vijnë këto ditë?!. (Opoja.net)

Njoftimi per pazarin ne Bresan

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-