Vriten dy këlyshë të arushës në Bukosh të Suharekës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Sot rreth orës 11:00 në malet e fshatit Bukosh të komunës së Suharekës persona të pandërgjegjshëm kanë vrarë dy këlysh të arushës,ku gjithashtu dyshohet që është plagosur edhe nëna e tyre, shkruan Indeksonline. 

Sipas udhëheqësit të shoqatës së gjuetarëve “Theranda” Skender Sadikaj,menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorati i gjuetisë dhe policia e Kosovës.

Policia po bënë hetime intensive në zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarve . Vrasja e arinjve është e ndaluar me ligj. Sipas ligjit dënimi për vepra te tilla është nga 6-8 vite me burg./Indeksonline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-